Anila Shaqiraj është shqiptarja që po korr sukses në Itali. Ajo është një krijuese çantash në shtëpinë e modës Gucci.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Anila ka treguar se u bë pjesë e industrisë së modës. Ajo rrëfeu se më herët ka punuar edhe për shtëpi të tjera të modës si Balenciaga.
None found
“Isha në vitin e fundit së universitetit dhe pash një broshur për bërjen e çantave. Edhe e pash, u bëra kurioze se si bëhen çantat, i hyra dhe u regjistrova. Mbarova shkollën dhe më pyetën: ‘Ti a do punosh në fushën e modës?’ Jo i thash. Unë erdha për çantat.
Pastaj kaloj koha dhe i thirrja mendjes, telefonova profesorin dhe i thash se si mund të kthehesha.
Karriera ime vazhdonte nga një punë në një tjetër. Në 2015 arrita te Gucci dhe mi lidhi çik këmbët. Kam që në atë vit që punoj aty. Ka qenë ftesë në punët e mëpërparshme. Në këtë ambient jam arkitektja e çantave”, u shpreh Anila.
Më tej, ajo ndau edhe detaje nga puna në Gucci, duke theksuar se provon produktet përpara se të dalin në treg.
“Unë punoj te Gucci 9 deri në 10 orë të ditës. Varet, se në periudhë sfilatash punoj edhe të shtunën dhe të dielën. Ne kemi orar fleksibël, që mund të hyjmë në punë që nga ora 7:30 deri në 10:30. Po unë jam person që çohem herët, po dua dy orë të bëhem gati”, shtoi Anila.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në Bruksel ka zhvilluar një takim me eurodeputetin…
Modelja dhe aktorja Rike Roçi ka ndarë më shumë detaje për karrierën e saj dhe arsyet pse e sheh veten…
Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave renditet në vendin e 25-të në ranglistën e Federatës Evropiane të…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.Ai tha se për…
Në gjykimin për “Lotarinë Shtetërore” ekspertja e prokurorisë Anita Popovska u morr në pyetje nga mbrojtja e Përparim Bajramit, Artan…
Kërcënimet që vijnë nga Irani ndaj qytetarëve amerikanë, si brenda ashtu edhe jashtë Shteteve të Bashkuara, janë rritur ndjeshëm sipas…