showbiz

“Kur të dalim jashtë, a do të t’i rreshtoj njerëzit e mi?”- Plas debati i ashpër mes Julit dhe Rozës: Po më kërcënon?!

Jul Deda dhe Roza Lati, mbrëmjen e sotme janë përfshirë në një debat të ashpër dhe me tone kërcënuese, në shtëpinë e Big Brother Vip.

Juli e ka cilësuar Rozën njeri të vetmuar, gjë që nuk i ka pëlyqe kësaj të fundit, e cila i ka thënë se kur të dalin jashtë do ia tregojë njerëzit e saj.

Juli e ka marrë si kërcënim, por Roza e ka mohuar një gjë të tillë, ndërsa debati ka agravuar dhe me tone fyese.

Pjesë nga diskutimi:

Juli: Ik teshi! Po ik o se na çmende, na luajte mend! Na je bërë si drejtoreshë, ik dil përjashta nga shtëpia, shko jeto në shtëpinë tënde!

Roza: Pse s’i merr përsipër gjërat

Juli: Na luajte nga mendtë. Ne jemi duke luajtur. Na është dhënë të gjithëve nga një lojë. Erdhe këtu për të na bërë moral. Ik o Roz.

Roza: Për veten time do bëj unë, për ty s’do bëj

Juli: Mirë unë do vij çdo natë dhe do të them je njeriu më i vetmuar në planet, Ti pastaj çohu dhe bëj këtë moralin prapë

Roza: Mirë, kur të dalim jashtë a do të t’i rreshtoj njerëzit e mi? Do të ta bëjnë të qartë?

Juli: Po më kërcënon mua

Roza: Jo, jo! Jo të të vijnë me armë, të të japin dorën

Juli: Mi rreshto! Të tregoj unë ty dhe njerëzve të tu! Më tregon mua njerëzit! Ik o Roz, mos u viktimizo kot këtu

Roza: Ca lidhje ka vetmia këtu

Juli: O njeri i vetmuar, vazhdo

Roza: Boll me këtë fjali o Juli se do të kap keq, do të të ofendoj dhe do të të mbushen sytë me lot

Juli: S’mi mbush dot sytë me lot ti mua o Roz, ik të lutem

Roza: Absolutisht nuk iki, nuk më do qejfi. Këtë batutën fshije se nuk kam ardhur këtu për të treguar ty sesa njerëz kam

Juli: Çdo natë do ta kesh

Roza: Do të të tregoj njerëzit e mi

Juli: Mi trego se ua tregoj unë dhe njerëzve të tu

Roza: Ti? Po ku ke b*th ti? Humoristi

Juli: Ik o Roz, kaq bëj. Ik laj gojën se na filloi duke ardhur era këtu

të fundit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkambit kërkon lirimin nga burgu

Gjon Shkambi, ka kërkuar ndryshim të masës së sigurimit në gjykatën penale të Tiranës. Shkambi akuzohet si i përfshirë në…

12 minutes ago

Automjete, shoqëri dhe llogari bankare/ Përfitoi rreth 30 mln euro duke krijuar kompani fiktive, Prokuroria e Tiranës sekuestron bizneset dhe pasuritë e shtetasit spanjoll (EMRAT)

Prokuroria e Tiranës, ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi spanjoll, të dyshuara se janë produkt i veprës penale ‘Pastrimi i…

43 minutes ago

Apeli i GJKKO rrëzon Argita dhe Jamarbër Malltezi, lë në fuqi sekuestron e pasurive

Apeli i GJKKO, ka rrëzuar kërkesën e Argita dhe Jamarbër Malltezi, për heqjen e sekuestros së pasurive. Në këtë mënyrë…

1 hour ago

Identifikohen viktima dhe drejtuesi i mjetit në aksidentin tragjik në Durrës (EMRAT)

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:15, një aksident tragjik rrugor ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku ka humbur jetën…

2 hours ago

Aksidenti i rëndë në Durrës/ Me shpejtësi skëterrë, shoferi mori para barrierat anësore dhe “fluturoi” për 300 metra

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:15, një automjet u përplas me barrierat anësore tek Ura e Dajlanit në Durrës,  duke…

2 hours ago

Fabregasit nuk i del e keqja pas Milanit: Si t’ua shpjegoj djemve që humbëm? Bëmë 700 pasime dhe ata 200, humbëm tre topa dhe na shënuan 3

Çesk Fabregas, ka qenë i dëshpëruar pas humbjes së Komos së tij përballë Milanit. Ekipi i spanjollit kaloi në avantazh,…

3 hours ago