showbiz

Kunata e Belinda Ballukut krah zonjave kandidate për deputete: S’mund të fitosh parlamentin vetëm sepse di të pish raki!

Neda Balluku, kunata e Belinda Ballukut zëvendës kryeministres njëkohësisht edhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka dalë në një reagim mbi zgjedhjet, kandidatët të cilët fituan një ulëse në Kuvend dhe kuota gjinore.

Neda ka dalë krah zonjave kandidate për deputete të cilët siguruan një mandat duke u favorizuar nga sistemi i kuotave gjinore, ku sipas analistes nuk është një “favorizim”, por korrigjim historik, një përpjekje për të zhbërë pabarazitë e trashëguara.

“Historikisht, politika ka qenë ekskluzivisht mashkullore, gratë janë përjashtuar nga jeta politike për shekuj me radhë, madje edhe nga e drejta për të votuar, dhe kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së talentit apo shkollimit”, shprehet Neda duke shtuar se ky sistem është një përpjekje për të ndryshuar mentalitetin që politika është pronë e burrave.

Në fund Neda Balluku ironizon faktin që disa burra mendojnë se mjafton të pish raki me kryeplakun për të merituar një mandat.

Reagimi i plotë i Neda Ballukut:

“Për burrat që u votuan e s’fituan një mandat:

Dhemb kur sistemi për herë të parë nuk penalizon gratë, apo jo?!

Lexoj një farë “revolte” për dhe nga kandidatë burra që kanë arritur të grumbullojnë më shumë vota, megjithatë “penalizohen” nga kuotat gjinore të kodit zgjedhor e si rrjedhojë, gra (me pak të votuara) ja dalin të fitojnë vendin në Kuvend.

Burrat e kanë mbajtur politikën biznes ekskluziv të tyre për shekuj me radhë. Jo vetëm që gruaja ishte figurë e paimagjinueshme në politikë aktive, por as nuk mundte të votonte deri vonë. Kujto këtu, në Liechtenstein, zemër e Evropës, gratë kanë fituar të drejtën e votës vetëm në vitin 1984.

A kanë qenë gratë më pak të talentuara se burrat?

Më pak të shkolluara, (mbase)?

A është lidhur historikisht superioriteti mashkullor me vendimmarrjet shoqërore?

A ka prodhuar kjo mizogjini seriale? Maskilizëm të instaluar? Patriarkat efiçent?

A kanë qenë deri më dje sisteme të tëra të trasheguara politike që favorizonin burra e përjashtonin gra?

Sot kemi një sistem që e para than rrenjët e qasjes ekskluzivisht mashkullore në politikë. Sot gratë qartazi nuk janë më pak të talentuara, të shkolluara apo punëtore se burrat, vetëm sepse janë gra. Dhe e dyta, ky sistem është gurë themeli për të zhbërë padrejtësitë shekullore që u janë bërë grave në drejtim të angazhimit politik.

Ky sistem sistemon veten. Duke hyrë në thellësi të problemit në mënyrë krejtësisht sociale, kulturore dhe duke goditur drejtpërdrejtë mendësinë të politikës si pronë mashkullore. Dhe është e vetmja formë për t’ja dalë! Asnjë formë tjetër nuk ka patur sukses.

Përse një sistem që u kërkon ndjesë grave të së shkuarës dhe provon sinqeritetin e ndjesës me gratë e të sotmes, provokon kaq shumë revoltë në radhët e burrave? Sidomos të atyre që e dinë fare qartë që më shumë vota kapin ata duke pirë pesë teke raki në klubin e fshatit me kryeplakun, sesa një grua që i bie zonës kryq e tërthor!

Sistemet për shumë burra janë të panegociueshëm dhe të pa ndryshueshëm vetëm kur favorizojnë burrat. Kur e kundërta ndodh, konsiderohet padrejtësi dhe papritur nxjerrin nga xhepi kartën e barazisë gjinore.

Nuk mund të fitosh parlamentin vetëm sepse di të pish raki!”

të fundit

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet…

22 minutes ago

“Kisha ankth, nuk flija”, të pathënat e karrierës së Aurela Gaçes: Rrezikoja të mos këndoja kurrë, për 3 muaj një dhimbje e madhe

Këgëtarja Aurela Gaçe ka folur pa dorashka për karrierën e saj të gjatë dhe të sukseshme muzikore. E ftuar në…

26 minutes ago

I dashuri i Dua Lipës vjen me deklaratën ‘bombë’ që me siguri do të ketë habitur edhe vetë këngëtaren

Aktori britanik Callum Turner ka surprizuar me deklaratën e tij më të fundit, duke zbuluar se po rishikon me kujdes…

42 minutes ago

Kremlini kritikon pjesëmarrjen evropiane në negociatat e paqes për Ukrainën, njofton mungesë informacioni nga SHBA

Kremlini tha të martën se pjesëmarrja evropiane në negociatat e vazhdueshme mbi planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën nuk…

1 hour ago

Nafta më e lirë? Kosova vendos çmim tavan për tregtarët e karburantit

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se ka vendosur marzhë tregtare për produktet e naftës…

1 hour ago

“Metalurgjiku” në udhëkryq! Seancë maratonë për 16 të arrestuarit, Gjykata e Elbasanit i lë të lirë, Prokuroria paralajmëron apelimin

Një zhvillim i fortë juridik ka shoqëruar çështjen e bujshme të operacionit policor “Metalurgjiku” në Elbasan. Pas një seance maratonë…

2 hours ago