Ermali është shprehur se nuk preket nga të tilla komente, pasi ka shumë vite që jeton në Itali. Në fund, ai ka deklaruar se është shumë krenar që është shqiptar dhe i ka ftuar të gjithë të lexojnë historinë e Shqipërisë për të kuptuar arsyen dhe për t’u mahnitur.
“Mua këto komente nuk më prekin fare. Por unë dua të ndaloj tek to se nuk më duket aspak e drejtë që persona që janë shumë më të rinj se unë të më drejtohen në atë mënyrë, kur unë jam në realitet më shumë italian se ata, sepse jetoj në këtë vend prej më shumë vitesh, pavarësisht se kam ardhur nga një tjetër shtet. Është e çuditshme që këtë diskutim po e bëj në 2021-in dhe nuk po e prek këtë temë sepse më pëlqejnë polemikat, në fakt as nuk më plas për to. Ajo që dua të dini është fakti që të thuhen këto gjëra dhe t’i lësh të ikin i bën të duken normale. Të flasësh ashpër e t’i përmendësh origjinën dikujt nuk është aspak normale. Ne jetojmë të gjithë nën një qiell, të gjithë kemi një ndërgjegje të përbashkët kolektive.
Kjo është urrejtje që unë nuk e pranoj dot sepse është idotësi. Në fund dua të falenderoj të gjithë ata që më mbështesin dhe më ndjekin sepse më duan. Ndërsa për ju të tjerët kam vetëm diçka për t’iu thënë: Nëse do dinit vetëm pak fare nga historia e vendit nga unë vij, do ndiheshit krenar, njësoj si unë. Jam krenar për rrënjët dhe gjakun tim, e nëse ju do i njihnit ata do ndiheshit krenarë që i keni fqinj. Ju ftoj të lexoni historinë e tyre dhe do mbeteni të mahnitur”, është shprehur ai.
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…