Mësuesja, e cila frymëzoi Ermal Metën për këngën “Vietato Morire” nuk jeton më. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë këngëtari përmes një postimi në rrjete sociale.
Ermal Meta ka treguar se mësuesja e tij e shkollës fillore, Margarita Feka, është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 78-vjeçare. Së bashku me këtë lajm të hidhur, Ermal Meta ka ndarë në Instagram dhe një foto të vjetër nga shkolla. Ai shfaqet së bashku me shokët e tij të klasës dhe në mes të tyre mësuesja e ndjerë. Ermali tregon se i kishte premtuar mësueses se do e vizitonte këtë verë, duke qenë se do të mbajë dhe një koncert në Shqipëri.
None found
“Mësuese Margarita nuk është më. Kisha premtuar që ta vizitoja një ditë pas koncertit që do të bëj në Shqipëri këtë verë. Do kisha dashur ta përqafoja dhe ta falënderoja. Jam i sigurt se do të kisha gjetur të njëjtin shikim të ëmbël që gjeja sa herë që hyja në klasë dhe të mos mundem ta bëj më këtë gjë më dhemb. Përshëndetje mësuese, fëmijët e tu të përshëndesin dhe unë të falënderoj për të gjitha përkëdheljet e tua në secilën prej plagëve të mia”, shkruan Ermal Meta duke publikuar dhe foto të mësueses së tij, frymëzim i këngës “Vietato morire” (E ndaluar të vdesësh).
Margarita Feka ishte mësuesja e tij në shkollën artistike “Jakov Xoxa” në Fier. Pas debutimit të Ermal Metës në Sanremo ajo ishte shprehur e emocionuar dhe e prekur dhe se e mbante mend mirë nxënësin e saj.
“Megjithëse isha shtrirë, dëgjova që thanë se do të këndonte Ermal Meta. Unë u çova menjëherë. E kisha emër të dëgjuar dhe nisa të përqendrohesha. Menjëherë i thashë djalit se ai ishte ish-nxënësi im.
Të nesërmen më mori mbesa nga Shkodra. Më tha ta dëgjoja këngën me vëmendje, e të m’i përkthente fjalët daja (djali) sepse aty përmendej emri im. Kur e dëgjova u preka shumë, tej mase. Mendova, ky fëmijë kaq i vogël, i ikur kaq vite larg. Ka kaluar shumë mësuese të tjera, si nuk e harroi emrin tim?”, ishte shprehur ajo
Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…
Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…
Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…
Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…
Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…