U konfirmua rikthimi i Mevlan Shabës në “Për’puthen”. Ish-konkurrenti do i bashkohet sërish programit për të gjetur dashurinë që nuk arriti ta gjente dot sezonin e kaluar.
Kujtojmë që lajmin e kishte zbuluar pak kohë më parë Iconstyle, ku ndër të tjera u bë e ditur se gjithashtu ish-konkurrentja Ana Lleshi do i bashkohet programit.
Por pas lajmit për hyrjen e Mevlanit, një tjetër ish-konkurrente mund të kthehet në “Për’puthen”.
Bëhet fjalë për Ritvanën. Teksa i përgjigjej një pyetje nga një ndjekës, nëse do të rikthehej në program tani që do i bashkohet edhe Mevlani, Ritvana u përgjigj se patjetër që do të rikthehej vetëm për të.
Nuk dihet nëse e ka pasur seriozisht, por me ato që kanë ndodhur, asgjë nuk është e pamundur.
Kujtojmë që Ritvana u largua pak kohë më parë nga “Për’puthen” Bora Zemani bëri të ditur atëherë se Ritvana kishte kërkuar largimin nga programi. Sipas saj Ritvana do të qëndronte deri në dhjetor, për shkak të problemeve shëndetësore, por situata midis saj Mikelës dhe Erjonit krijoi tensione dhe ajo refuzoi të paraqitej në program dhe ‘theu’ afatin vendosur.
Kujtojmë se Ritvana dhe Mikela patën një përballje në “Prime” nga fundi i Nëntorit, pasi miqësia e tyre po krisej për shkak të Erionit.
Tre burra janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur në një sulm me armë zjarri gjatë natës në një…
Tre të rinj janë arrestuar në Shëngjin pasi u kapën duke drejtuar motomjetet në gjendje të dehur. Sipas burimeve zyrtare,…
Nga; Arben Llangozi Toka e Xanun” e Edi Ramës/Vila pa leje në Ksamil, korrupsion i mbrojtur nga policia dhe IMT…
Ashtu si çdo sezon veror në Vlorë, çmimet janë rritur ndjeshëm. Për pushuesit në plazhe kjo rritje ka prekur çdo…
Policia e Shtetit, ka njoftuar se gjatë kësaj jave që po mbyllim janë bllokuar 35 mjete lundruese. Aksioni për sigurinë…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Bruksel për të zhvilluar një takim me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von…