Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha tashmë prej kohësh komentohen rregullisht në mediat sociale.
Por kohët e fundit blogerja e njohur, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, ka kufizuar foto dhe videot me partnerin e saj në Instagram duke nxitur dyshimet tek ndjekësit se po kalojnë një krizë në çift.
Gjatë një bashkëbisedimi virtual me fansat, ajo u pyet “se sa kohë kalon me Shkëlzen Berishën, pasi duket sikur janë distancuar”.
Blogerja u shpreh se kalon shumë kohë me partnerin por nuk dëshiron të publikojë gjërat private në rrjetet sociale.
“Jo aspak, kalon shumicën e kohës me të, thjesht nuk preferoj të ndaj gjërat private shumë,”– u përgjigj ajo.
Armina Mevlani tregoi edhe se si është të kesh një vjehërr si ish-kryeministri Sali Berisha, teksa u shpreh se ai është një dëgjues i mirë dhe kur flet me të mëson shumë gjëra të reja.
“Është dikush me të cilin ke qejf të bisedosh pasi përveçse është dëgjues i mirë, kur flet me të mëson shumë gjëra të reja mbi historinë, artin etj.,”– shkroi blogerja.
Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…
Pas shumë spekulimesh, po përfliten emrat që mund të jenë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother Vip Albania.…
Julian Shehun e pret një e ardhme e ndritur. Mesfushori i Kombëtares ka hyrë në skenën e merkatos së Panathinaikosit,…
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe u shënua në Tiranë përmes një ceremonie festive të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së…
Nis zyrtarisht nesër, emisioni që ka thyer rekorde shikueshmërie, Big Brother VIP Albania në edicionin e tij të pestë. Në…
Pas 5 orësh mbledhje, ku mbizotëroi një debat procedural mes opozitës dhe mazhorancës për lejimin apo jo të mediave në…