showbiz

Kritik i ashpër i qeverisë dhe opozitës, llir Vrenozi pjesë e “Big Bother VIP 5”? Merr “bekimin” e deputetit demokrat

Ilir Vrenozi, personazhi i njohur në rrjetet sociale dhe një nga kritikët më të mëdhenj të kryeministrit Edi Rama, të qeverisë, apo edhe të Partisë Demokratike, pritet që të jetë një nga banorët e “Big Brother VIP Albania 5”.

Vrenozi ka postuar disa video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke takuar familjarët e tij, ku ka vizituar edhe varret e dy prindërve të tij, përpara se të nisej për Tiranë.

Janë komentuesit që kanë nxjerrë hapur Ilir Vrenozin, teksa i urojnë fat dhe mbarësi në këtë eksperiencë.

Ndërsa po ashtu në Tiranë, ai është takuar edhe me deputetin e PD-së në Korçë Fidel Kreka, i cili i ka uruar mbarësi dhe që ta marrë me qetësi këtë reality show.

Kujtojmë që Ilir Vrenozi është një nda mbështetësit më të mëdhenj në rrjetet sociale të Partisë Demokratike, teksa shpesh herë nuk i ka kursyer kritikat edhe për vetë këtë forcë politike. Tashmë, duket se ai do të përjetojë nga afër edhe botën e televizionit.

“Big Brother VIP Albania 5” do të startojë të shtunën në mbrëmje nën moderimin e Ledion Liços, teksa ende nuk dihen se cilët do të jenë konkurrentët e këtij viti.

VIDEO

të fundit

Shqipëria po zbrazet/ Trendi i emigracionit është thelluar pas pandemisë, 138 mijë ikje më shumë se kthime

Migracioni neto, diferenca mes numrit të personave që hyjnë për të jetuar dhe atyre që po largohen nga vendi ynë…

37 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, 18 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 96.1 lekë…

40 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit, 18 Shkurt 2026

Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht…

43 minutes ago

Horoskopi 18 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, dita e sotme sjell ndjenja të thella dhe dëshirë…

9 hours ago

Rusia dhe Ukraina zhvillojnë rundin e tretë të bisedimeve për paqe në Gjenevë

Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë janë takuar të martën në Gjenevë në rundin e ri të negociatave për paqe, të…

9 hours ago

Konjufca nga Haga: Procesi ndaj drejtuesve të UÇK-së i ndikuar politikisht, aktakuza do të rrëzohet

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, nga Haga ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj drejtuesve…

9 hours ago