showbiz

Kozma Dushi feston ditëlindjen, sa vjeç mbush sot këngëtari i mirënjohur (FOTO LAJM)

Këngëtari beratas Kozma Dushi lindi në lagjen Mangalem, Berat, më 23 gusht 1955 dhe sot feston ditëlindjen e 67. Populli ka një shprehje: “Dardha bie nën dardhë”. Ishte trashëgimia që nga gjysh Vasili, që i këndonte këngët popullore me shumë dashuri, që nxori nga kjo familje, pas Dhimitrit, si vazhdues i kësaj tradite, edhe Kozmain. Vëllai i tij, Dhimitri, do të luante një rol të madh në futjen e Kozmait në rrugën e bukur të këngës.

Dëshira për të kënduar Kozmait i lindi që në moshë të vogël. Ai, duke ecur me shokët në rrugët e kalldrëmta të Mangalemit, shpesh ia merrte këngës. Kjo dëshirë i lindte edhe në gjumë. Këtë e kishte vënë re e ëma, Andromaqi, e cila ngrihej dhe e mbulonte, kur e shihte të zbulohej. Në fillim u shqetësua, por më vonë e kuptoi se i biri ishte shumë i dhënë pas këngës.

Të lidhura

None found

Më 1964, kur ishte 10 vjeç, mësuesi i muzikës zbuloi te Kozmai talentin e tij. I krijoi mundësi që të aktivizohej me fëmijët në Shtëpinë e Pionierit. Ky ishte hapi i parë i tij drejt këngës.

Kozmai këtu u lidh akoma më shumë me këngën. Këndoi me raste festash dhe në festivalet e fëmijëve. Për herë të parë në skenë del me këngën e Luan Sadushit, “Çekiçi dhe dalta”. Përfundoi shkollën e mesme “Kristo Isak”. Më pas, nga vitet 1970-1973, u aktivizua në estradën e Beratit. Pas këtyre viteve, shkoi ushtar. Gjatë kohës së shërbimit ushtarak, u aktivizua me grupet artistike si këngëtar.

Më 1980 konkurroi për kanto dhe u pranua në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë.

Pas mbarimit të studimeve në Akademinë e Arteve të Bukura, më 1985, emërohet në Estradën e Shtetit. Këtu për të filloi një jetë e re artistike. Tani i duhej të bënte më shumë punë, pasi ndodhej midis këngëtarëve shumë të njohur dhe me shumë përvojë, si: Luan Zhegu, Ema Qazimi, Liliana Kondakçi, Irma Libohova, etj. Ai gjeti midis tyre ngrohtësi dhe fitoi dashurinë e tyre. Ndërkohë, ai kishte bërë emër si këngëtar që nga festivali i 14-të.Kozmai është pjesëmarrës i më shumë se 30 Festivaleve të Këngës në RTSH. Sukseset e arritura në këto festivale ia njeh për meritë dirigjentit të madh, Artistit të Merituar, Ferdinand Deda, si dhe kompozitorëve Alfons Balliçi, Agim Prodani, Flamur Shehu, Kujtim Laro, Luan Zhegu, Aleksandër Peçi dhe autorëve të teksteve të bukura, hartuar nga Jorgo Papingji, Alfred Duka, etj.

Në Estradën e Shtetit punoi më se 20 vjet. Ai nuk harron dirigjentin Alqi Kareco. Gjithmonë ndjente dhe ndjen kënaqësi kur këndon përpara publikut. Për veprimtarinë e gjatë artistike gjithë artdashësit anembanë vendit dhe në veçanti ata beratas, e kanë vlerësuar dhe e vlerësojnë me shumë mirënjohje.

të fundit

AKK kritikon mungesën e dokumentacionit pedagogjik edhe në javën e dytë të mësimit

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka shprehur shqetësim për mungesën e dokumentacionit bazë pedagogjik në shkollat e Kosovës, edhe në…

24 seconds ago

Llapi regjistron suksesin e parë sezonal me fitore bindëse ndaj Vushtrrisë

Llapi ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Vushtrria, që ishte triumfi i parë i trajnerit Tahir Batatina për…

25 seconds ago

KDI kërkon interpretim nga Kushtetuesja për Kuvendin pas afatit 30-ditor

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar lidhur me situatën rreth konstituimit të Kuvendit, duke thënë se ai mund të…

12 minutes ago

Vehicle hits 72-year-old pedestrian in Prilep, driver flees the scene

MPB njofton se në Prilep ka ndodhur një aksident në të cilën është lënduar një i moshuar."Më 07.09.2026, në orën…

13 minutes ago

University of Tetovo opens second enrollment period for the 2026/27 academic year on September 9

Universiteti i Tetovës njofton se është publikuar konkursi për afatit të dytë për regjistrimin e studentëve në ciklin e parë…

14 minutes ago

Renovated terminal at Ohrid airport opens, Mickoski: Macedonia is better today than it was three years ago

"Aeroporti i Ohrit po merr një dinamikë dhe cilësi tjetër", theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në hapjen zyrtare të ndërtesës së…

14 minutes ago