showbiz

Kopsht Zoologjik e jetë sheikësh/ Alketa Vejsiu nuk pranon t’ia zënë vendin e “Mbretit”, sulmet ndaj Luana Vjollcës

Luana Vjollca ka nisur emisionin e saj prime time, për herë të parë në ekranin e TV KLAN. Por të gjithë e dimë lidhjen e ngushtë të Alekta Vejsiut me këtë televizion dhe duket se ardhja e Luana Vjollcës ka ngritur “antenat e rivalitet” të Alketa Vejsiut.

Ende pa nisur “Zemër Luana” kunjat e Alketës për moderatoren u shprehun hapur. Si filim ajo tha se “është bërë nami për Dance Albania. Kemi patur një letër nga Fevziu, një tjetër nga Gjebrea, një nga Magjistari pasdite, edhe Luana Vjollca tani që është hyrja më e re në formacion, ankohen të gjithë për ne.”.

Të lidhura

None found

Por në punatën e fundit të Dance Albania, pas transmetimit të emisionit të parë të Luanës, tonet e Alketës kanë qenë më të forta.
“Jemi kthyer këtu në televizionin Klan në një kopsht të vërtetë zoologjik, kemi tigra, gjirafa, mjellma”.

Kaq mjaftoi që deklarata e saj të bëjë xhiron e rrjetit. Një tjetër moment ishte dhe kur Alketa përmendi klikimet, teksa Melisa po tregonte se ka marrë 1 milion klikime për një kërcim. “Ne kemi 25 vjet që punojmë e s’po marrim 1 milion”,-tha Alketa.

Kujtojmë këtu se emisioni i Luanës mori gjysmë milioni për 24 orë.

Por çfarë na bën habi te Alketa Vejsiu?

Moderatorja njihet për solidaritetin mes rivaleve të saj më të mëdha në ekran, nëse mund t’i quajmë të tilla, shkruan Albeu.com.

Ajo nuk ka nguruar të komplimentojë Arbana Osmanin, Lori Hoxhën apo së fundmi edhe Bora Zemanin e cila moderon “Daning With The Stars”.

Inatet e vjetra

Në 2019 Alketa Vejsiu prezantoi festivalin e Këngës në RTSH i cili rezultoi një nga Festivalet më me shumë zhurmë, kritika e përballje mes VIP-ash.

Shumë e sulmuar ishte edhe vetë Alketa de një prej “sulmeve” erdhi nga Marina vjollca në Klanifronia nëpërmjet një skeçi.

“Ok, po iki të ndërroj fustanin”, tha Marina, duke ironizuar faktin që Alketa ndërroi shumë fustane e duke shtuar më vonë se: “Nuk ka kuptim një festival pa një prezantuese që të jetë këngëtare.”

Mes gjithë tensioneve që ndodhej, Alketa nuk e priti aspak mirë këtë imitim dhe bëri një kundër-sulm në revistën e saj.

“Jeta e sheikeve” sa i pëlqen vajzave shqiptare!”, shkruhej në postim shoqëruar me foton e motrave Vjollca.

Postimi i plotë i Alketës në 2019:

“Jeta e sheikeve” sa i pëlqen vajzave shqiptare! #sheikeshat #sheiket e shoëbizit shqiptarë duken kaq sexy në Dubai!
Zbarkuan një pjesë e mirë e tyre edhe këtë vit!

Çudi ne shqiptarët se të lidhur jemi me botën arabe! Çudi sa pak promovojme perëndimin, stilin italian apo francez!

Na lëvrin gjaku për muzikën e tyre! Për grimin e tyre! Për fustanet e ngarkuar glam e me xixa!Për jetën e tyre luksoze!

Dubai për disa që e kanë frekuentuar është një qytet butaforik artificial ku jo çdo gjë që shkëlqen është ar, të tjerë çmenden për të! Po juve a ju duket interesant Dubai?

Ju pëlqen më shumë eleganca e vajzave diskrete europiane perëndimore? Apo modeli arab? Buzë të plota, bust “zemërgjerë”, vithe sexy, forma të theksuara?

Nuk po shtojmë edhe sheikët që të mbajnë në pëllëmbë të dorës, sepse ne luftojmë fort për modelin e vajzës “Self Made” që punon nga mëngjesi deri në darkë për të fituar rrogën me krenari!”,- shkruhej në postim.

Luanës së fundmi i ka dal nami si ndërmjetësuese, pasi ka pajtuar Bes Kallakun me Olsi Bylykun, më pas Bes Kallakun me Ermal Mamaqin, po me Alketën si do ja bëjë?/albeu.com/

të fundit

Haxhiu kritikon vonesën e subvencionimit të teksteve shkollore: Dështim dhe papërgjegjësi e Qeverisë

Deputetja nga Aleanca, Teuta Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë për vonesën në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore, vetëm pak ditë…

3 minutes ago

E mori rrjedha e Drinit të Zi, gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme në Gjoricë të Poshtme në Bulqizë, ku një vajzë 7-vjeçe u…

9 minutes ago

Parashkruhet një nga veprat penale, ndryshohet aktakuza ndaj Xhelal Sveçlës

Në seancën gjyqësore ndaj Xhelal Sveçlës për rastin e gazit lotsjellës, mbrojtja ka hequr dorë nga marrja në pyetje e…

14 minutes ago

Sveçla paraqitet në gjykatë për akuzat lidhur me gazin lotsjellës

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë lidhur me rastin e…

14 minutes ago

Ndërpritet seanca në GJKKO për Ergys Agasin, avokati i tij kërkoi kohë që të njihej me dosjen

Seanca për Ergys Agasin, që sapo kishte nisur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për…

17 minutes ago

Qendra Memoriale e Srebrenicës i kërkon UEFA-s përjashtimin e përhershëm të Crvena Zvezdës pas glorifikimit të Ratko Mlladiçit

Qendra Memoriale e Srebrenicës kërkon përjashtimin e përhershëm të Crvena Zvezdës nga garat e UEFA-s për shkak të lavdërimit të…

18 minutes ago