Konkurrenti i “Përputhen”, Genti, ka realizuar takime me dy nga vajzat e spektaklit – Gertën dhe Keldën. Gjatë emisionit, Megi Pojani e sfidoi duke e pyetur drejtpërdrejt për preferencën e tij mes dy vajzave. Por Genti ngurron të japë një përgjigje të prerë, duke ngjallur pakënaqësinë e Megit, e cila, me një ton të tensionuar, i thotë: “Ti qenke drru, do vi të ta nxjerr më zorr.”
Atmosfera nxehet edhe më tej kur Kelda hedh një deklaratë të papritur, duke aluduar se sensualiteti i saj e shqetëson Gertën. Gerta, e revoltuar, i përgjigjet Keldës duke thënë: “Ti nuk di të lidhësh brekët e tua, ik moj vajzë, se me vajzë rrugë po merrem.” Në këtë moment ndërhyn Zhaklina, duke e kritikuar Gertën për sjelljen e saj dhe i sugjeron që të mos përqëndrohet te Kelda, por të përballet drejtpërdrejt me Gentin.
None found
Gjatë takimit të saj me Gentin, Gerta e bën të qartë dëshirën e saj për një trajtim “si princeshë”, duke sinjalizuar se kërkon një mashkull që ta vlerësojë dhe të përpiqet më shumë për të. Ndërkohë, Kelda zbulon disa detaje nga e kaluara e saj, duke treguar se kishte një lidhje njëvjeçare që përfundoi për shkak të mungesës së përputhjes në karakter.
“Nuk u kuptuam. Nga ajo lidhje mësova që nuk duhet të lejosh askënd të të pengojë për gjërat që ke dëshirë. Mua më pëlqen të krijoj foto artistike, topless, dhe kam kuptuar se meshkujt shqiptarë shpesh nuk e mirëpresin këtë,” tha Kelda, duke shprehur hapur pasionet dhe kufizimet që ka ndier në marrëdhëniet e saj.
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…