Në një diskutim të tensionuar në oborrin e shtëpisë, Gerta dhe Shkelzeni shprehën mendimet e tyre të kundërta rreth nominimit që banorja bëri me Kutinë e Pandorës. Shkelzeni e kritikoi ashpër zgjedhjen e saj për të nominuar Rozanën, Laertin dhe Amberin, duke e quajtur një gabim strategjik, pasi ai mendonte se Gerta kishte dërguar njerëzit më të fortë përballë me të.
“Ti the se i vendosa ata që i konsideroj më të fortë përballë meje”, tha Shkelzeni. Nga ana e saj, Gerta i kundërshtoi këto pohime, duke theksuar se nuk e konsideronte nominimin si një sfidë përballë tij dhe se veprimet e saj ishin një analizë strategjike, e bazuar në situatën që po kalonin.
None found
Gerta u shpreh: “Nuk e konsideroj këtë veprim si një forcë përballë meje. Ta them edhe një herë: Çfarë ka që ti nuk beson? Ne jemi dy breza tërësisht të ndryshëm”.
Nga ana tjetër, Shkelzeni vazhdoi të theksojë se nominimi i Gertës ishte i panevojshëm, duke thënë se ishte e qartë që Amberi do të eliminohej. Ai e cilësoi këtë si një veprim të kotë dhe e sfidoi Gertën të ishte pjesë e “Gjestit” për të kuptuar më mirë situatën.
Gerta u shpreh se nuk e shikon fare si lojtar të fortë Gjestin, duke shtuar se atë e kaloi kur doli me Zarf të Zi.
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…