Xhensila Pere ishte e ftuara e parë në podcast-in e Ermal Qorit “N’SPAK”. Xhensila njihet si modele, por edhe si një nga personazhet pjesmarrëse të “Reality Show”-ve më të famshme në Shqipëri. Pere ka rrëfyer të pathënat nga eksperienca e saj e fundit në emisionin “Ferma VIP”. Ajo u ndal dhe tek konflikti me ish-fermerin Robert Aliaj. Dyshja ishin pjesë e emisionit, por me vete sollën dhe një konflikt i nisur kohë më parë. Xhensila rrëfeu për “N’SPAK” se kanë lënë pas çdo gjë dhe janësqaruar me njëri-tjetrin.
Pjesë nga biseda:
Ermal Qori: Ishte Robert Aliaj ai që e bëri më të veçantë eksperiencën tënde në “Ferma VIP”?
Xhensila Pere: Të gjithë, por dhe Roberti patjetër. Roberti është ai që është dhe pse njerëzit presin që un t’a shaj, por jo. Nuk e kam bërë kurrë. Nuk kam treguar kurrë mungesë respekti. Un përpoqa që t’a kuptoj dhe veprimin e tij. E kisha pak të pakuptueshme rikthimin e debatit sapo unë u bëra pjesë e fermës. Por me kalimin e kohës e kuptova dhe ai e kuptoi që i kishte rënë njeriut të gabuar
Ermal Qori: Ti nuk e ke hedhur në gjyq apo jo?
Xhensila Pere: Jo nuk e kam hedhur
Ermal Qori: Do t’a bësh?
Xhensila Pere: Do t’a bëja, kisha bërë çdo gjë gati dhe në moment të fundit vendosa jo për hirë të figurës që ai përfaqëson
Ermal Qori: Ke pasur ti debate me të jashtë fermës?
Xhensila Pere: Jo, jo jashtë fermës i dhamë dorën njëri-tjetrit dhe u rikthyem atje ku e kishim lënë para debatit. Ne kemi pasur shumë respekt për njëri-tjetrin deri në momentin që ndodhi ajo që ndodhi
None found
Xhensila ndër të tjera zbuloi “të fshehtat” e izolimit në fermë ku u ndal tek ambienti që kishin krijuar pjesëmarrësit e tjerë. Xhensila shpreh se e ka shijuar dhe i ka pëlqyer shumë jetesa me fshatin.
“Eksperiencë shumë e vecantë, e shijova nga mënyra si ishte ndërtuar. Më ngacmonte pjesa e kafshëve, bagëtive, mënyra se si ishte ndërtuar ambienti dhe nga konkurrentët aty brenda. Doja të shihja a ishte vërtet ashtu ai ambienti si familje nga personazhet dhe po ishte vërtetë ashtu. Më pëlqeu jetesa me fshatin. Më ktheu pas në kohë kur na çonin prindërit në fshat. I di ti përdor veglat e punës në fshat. Unë përshtatem”, rrëfeu Xhensila Pere.
Një incident diplomatik ka shoqëruar takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të G20-s, të zhvilluar në Atlanta të Shteteve…
Deri para pak orësh, drejtonte Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë. Por, Gëzim Berishës, iu vendosën prangat nga Policia e Kosovës,…
Aleanca për Shqiptarët thotë se propozimi i ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që 12 provime teorike të mbahen në gjuhën…
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka…
Media italiane “Il Fatto Quotidiano”, i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Tiranë, ku studentët edhe sot…
Antonio Rudiger mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa Chelsea po shqyrton mundësinë për ta…