Mbrëmja e së shtunës solli një nga ngjarjet më të veçanta muzikore të kësaj vere – koncertin madhështor të Armend Rexhepagiqit, të organizuar nga RAVE, nën patronatin e Kryeqytetit Prishtinë.
Në një atmosferë të jashtëzakonshme dhe me një publik të zjarrtë, koncerti mblodhi mijëra artdashës, duke u shndërruar në një përjetim emocional për të gjithë të pranishmit.
None found
Përveç interpretimit të këngëve më të dashura të tij, Armendi i dedikoi një moment të veçantë koncertit për një kauzë të madhe njerëzore – duke bërë thirrje për paqë dhe mirësi në mbarë botën.
Ky mesazh preku publikun dhe krijoi një ndjesi solidariteti dhe reflektimi.
Ngjarja u pasurua edhe më shumë me performancat speciale të mysafirëve të ftuar, Ronela Hajati dhe Filloreta Raçi– Fifi, të cilat u ngjitën në skenë për të interpretuar së bashku me Armendin, duke krijuar momente unike dhe të paharrueshme për publikun
Ernest Muçi ka zbuluar ëndrrën e tij më të madhe [...]Read More...
Liga e Kombeve vazhdon sot me një program të pasur ndeshjesh, ku në fushë do të zbresin disa prej përfaqësueseve…
Përzgjedhësi gjerman i Kosovës, Franco Foda pritet t’i besojë skemës 3-4-3 në përballjen e sotme (e shtunë) ndaj Izraelit në…
Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara sigurie për ndeshjen e sotme (e shtunë) në “Fadil Vokrri”, duke paralajmëruar…
Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare ‘Liga e Kombeve’ në…
Reshjet e dendura të shiut vijojnë të shkaktojnë probleme në disa zona të Italisë, veçanërisht në rajonin e Toskanës. Një…