showbiz

“Kisha qejf të bëja farmaceutikën”, Heidi Baci zbulon ëndrrën që la pas për shkak të COVID-19

Heidi Baci ishte e ftuar së fundmi në emisionin Tech Talk”, ku foli për rrugëtimin e saj, ëndrrat që ka pasur dhe marrëdhënien që ka krijuar me ndjekësit në rrjetet sociale.

Gjatë intervistës ajo u shpreh se ishte e apasionuar pas mjekësisë, konkretisht farmaceutikës, por jeta e çoi në rrugëtim tjetër pasi studimet e saj u ndërprenë për shkak të pandemisë COVID-19.

Të lidhura

None found

Baci u shpreh se studimet i kishin dhënë njohuri në fusha të tjera përfshirë biologjinë, kiminë dhe analizat laboratorike. Ajo ka theksuar se vendimi për të mos vijuar më tej studimet lidhej edhe me situatën e krijuar në Itali pas COVID-it.

“Unë kisha qejf të bëja farmaceutikën, por jeta më çoi në rrugëtime të tjera, ndodhi ai problemi global i COVID-it, fiks pasi unë përfundova trevjeçarin e parë, kështu që nuk përfundova dot specializimin që doja të bëja për farmaceutikën, por mund të bëhesh biologe, studion kiminë, analiza, kam mësuar të hap edhe të mbyll leprovetën me një dorë, për shembull, ishte një pjesë testi. Ishte problematika globale e COVID-it, unë prandaj vendosa mos ta vazhdoja më, se në Itali do vazhdoja të bëja teste në një moment të vështirë për shtetin, njerëzit për COVID, nuk futeshin në asnjë vend pa bërë teste”, u shpreh Baçi

Gjithashtu ajo foli gjatë intervistës edhe për marrëdhënien e krijuar me ndjekësit në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohëje për mbështetjen që ka marrë nga ata. Ajo theksoi se audienca e saj ka pasur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e karrierës së saj dhe se e shijon marrëdhënien që ka krijuar me ta.

“Janë shumë të dhënë pas meje. Është një raport që sapo e mensoj këtë gjënë që ndoshta një farë presioni që mund të kem ndjerë, e vërteta është që nuk e di ku do isha pa ata. Ata kanë qenë forca ime më e madhe dhe unë e shijoj shumë këtë raportin tonë. E kam vënë veten në kushte që flitet për mua, ndaj nuk e kam problem edhe nëse kritikohem, po ta vësh në peshore dashuria e audiencës time do fitojë gjithmonë, ndaj nuk e kam problem edhe kritikën sepse ata më ndërtuan një karrierë praktikisht”, përfundoi ajo.

të fundit

Profesorati dhe sindikatat universitare i kërkojnë Kuvendit reformë zgjedhore me lista të hapura dhe kufizim të mandateve

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) dhe Kolegji i Profesoratit Shqiptar i janë drejtuar me një letër të…

13 minutes ago

Zgjedhjet në Spanjë: PP udhëheq ndaj socialistëve të Sánchez, ndërsa së bashku me Vox arrin shumicën absolute

Partia Popullore (PP) vijon të thellojë epërsinë ndaj socialistëve të kryeministrit Pedro Sánchez, teksa numërimi i votave në zgjedhjet në…

13 minutes ago

Around 60% of Swiss voters back ban on loud fireworks

Zvicra do të kufizojë përdorimin e fishekzjarrëve që shkaktojnë zhurmë të madhe, pasi nisma për ndalimin e tyre u miratua…

22 minutes ago

Elections in Spain/ 83-year-old woman brings her chair to the PP headquarters to await the results

Një 83-vjeçare ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të ndjekur natën e zgjedhjeve në Spanjë. [...] Read More... The…

22 minutes ago

Snow exceeds 40 cm in some mountainous areas, drivers urged to exercise caution on the roads

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur gjendjen aktuale në rrugët e vendit pas reshjeve të borës. Në…

22 minutes ago

Rreth 60% e zviceranëve votojnë pro ndalimit të fishekzjarrëve me zhurmë të lartë

Zvicra do të kufizojë përdorimin e fishekzjarrëve që shkaktojnë zhurmë të madhe, pasi nisma për ndalimin e tyre u miratua…

31 minutes ago