showbiz

“Këta 5 banorë kanë bërë marrëveshje…”, Albi Nako zbardh prapaskena nga BBV3

I ftuar në emisionin Big Brother Radio ishte ish-banori i Big Brother Vip 3 Albi Nako për të folur rreth eksperiencës së tij dhe situatave në shtëpinë më të famshme në vend.

I pyetur në lidhje me perceptimin e gjerë që publiku kishte për Albin para se të hynte në BBV, si një person intiligjent që ka provokuar nëpër panele e ka ngjallur debate, Albi komentoi:

“Unë e kam ngritur zërin në atë shtëpi disa herë duke thënë rolin e Ilnisës me Merin dhe rolin e Ilnisës me Meritonin, por jo me të bërtitur siç bërtisnin të tjerët pasi unë nuk bërtas. Aty janë pesë veta që kanë bërë një marrëveshje me sy ose mund ta kenë bërë edhe më përpara që “topin“ do ta kemi neve dhe do t’ia gjuajmë kujt të duam. Unë e kam vërtetuar edhe kur kam dalë nga shtëpia këtë gjë sepse kam dëgjuar një moment Gazin që i thoshte Julit mos e zgjo nga gjumi këtë që do të thotë mos i jep vëmendje. Unë i shikoja këto gjëra dhe vetë, kur ti mundohesh të hedhësh diçka apo të provokosh dhe ata të injorojnë”.

Lidhur me eksperiencën e tij në BBV, ai shtoi:

“Unë kam kuptuar, që në momentin që unë doja të ngrija një bisedë, të krijoja një urë komunikimi me dikë, qoftë tendencioze për lojë dhe qoftë jo për lojë, ata kishin një taktikë që e ndalnin këtë bisedë duke krijuar një mbivendosje zërash duet. Të parët ishin Juli me Gazin, dy personazhe që në atë kohë dukeshin miq dhe unë i shihja treshe ata në fakt: Juli, Gazi dhe Romeo, të tre bashkë të kudo ndodhur në fillim, dhe krijonin këto mbivendosjet e zërave. Juli ka zë të fortë dhe unë i them zë mitingu, zë sheshi. Ajo është natyra e Julit, siç është edhe natyra e Romeos me zë të fortë, bariton. Gazi është bass-bariton. (qesh)“

“Me aq sa kam ndjekur, këta do tentojnë të trazojnë ujërat duke i lejuar kasti i banorëve të vjetër për ti trazuar këto ujëra por nuk mendoj se do ti vendosin në rrezik çiftet aktuale dhe grupet në shtëpi. Mendoj që banorët e rinj nuk janë për ti vendosur në rrezik çiftet. Çiftet e kanë të qartë grafikun e tyre në kokë. Një çift që funksionon në mënyrë lineare brenda asaj shtëpie nuk përbën kuriozitet për publikun. Besoj isha qartë për këtë të fundit”.

“Tani fillon loja“, a luajti apo nuk luajti Albi brenda shtëpisë së BBV?

“Unë kam bërë disi lojë por jo komplet. Ka dhe lojë në heshtje do thoja. Mund të përmend rastin e letrave anonime kur unë i çova një letër Françeskës se nëse ajo ka ardhur me mision për të ndarë Romeon dhe Heidin. Pas disa ditësh ia kam thënë unë vetë që isha ai që ia kishte bërë atë pyetje dhe në një farë mënyre duke e mobilizuar lojën e saj pasi në ato momente Françeska ishte e çmobilizuar në lojë”.

Nëse do të jepej mundësia të riktheheshe në Big Brother Vip siç është bërë në edicionet e kaluara, çfarë do të bëje?

“Nëse mua do më jepej mundësia të rifutem në Big Brother Vip do të them: “Tani nuk fillon loja“. Nëse e mbani mend kur dola thashë: “Tani fillon loja“, ndërsa tani do them: “Tani nuk fillon loja“”.

të fundit

Orinda Huta përlotet në studio, surpriza e veçantë në hapje të emisionit

“Goca dhe Gra” këtë mbrëmje përkon me festën e Halloween-it, e sigurisht që nuk mund të mungonin ‘rengjet’. [...]Read More...

10 minutes ago

Nevil Dede zbulon gjendjen e Eljon Sotës: Do të operohet në Barcelonë, ndaj Tiranës kërkojmë të jemi në nivelin tonë

Nevil DedeNevil Dede ka folur në prag të ndeshjes që Egnatia do të zhvillojë me Tiranën ditën e nesërme, sfidë…

15 minutes ago

ASH: Dimitrievski wields greater influence in the government despite having fewer lawmakers

Aleanca për Shqiptarët thotë se propozimi i ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që 12 provime teorike të mbahen në gjuhën…

16 minutes ago

The killing of Arlinda Zekaj renews calls for resignations and reforms in the police and justice systems

Politologë e njohës të çështjeve sociale kanë kritikuar ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla pas mos dorëheqjes së tyre pavarësisht…

16 minutes ago

You will end up like Arlinda”: Mitrovica hospital director arrested over allegations of threatening his wife

Deri para pak orësh, drejtonte Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë. Por, Gëzim Berishës, iu vendosën prangat nga Policia e Kosovës,…

17 minutes ago

Biberaj: The Democratic Party has reached its lowest point since its founding; we supported Berisha’s return, but it was not the right solution

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, Aleksandër Biberaj, ka komentuar protestën studentore, duke…

18 minutes ago