Një nga reperët më të mirë shqiptarë, Ledri Vula, feston ditën e sotme ditëlindjen. Dhe në këtë përvjetor të veçantë, ai ka mbushur 35 vjeç, nuk mund të mungonte një super festë. Reperi ka zgjedhur ta presë ditëlindjen në shoqërinë e njerëzve të zemrës duke kërcyer e kënduar deri në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Padyshim që dy nga epitetet që duket se e kanë karakterizuar këtë festë ditëlindjeje janë : çmenduri dhe shumë dashuri.
Përveç familjes së tij dhe miqve, të ftuar kanë qenë edhe shumë figura publike, si: Kida, Butrint Imeri, Ronela Hajati, Lumi B, etj., me të cilët artisti ruan raporte shumë të mira.
“Make history” ka qenë ky motivi i kësaj mbrëmjeje, e sigurisht jemi të bindur të gjithë që Ledri do bëjë histori në repin shqiptar edhe në vitet e ardhshme sikurse ka bërë deri tani. Vlen të theksohet se kjo është ditëlindja e parë e Ledrit si baba, e me siguri Poem ia ka bërë të paharrruar këtë përvjetor. Në pamjet e publikuar në rrjetet sociale, transmetohet një atmosferë shumë e bukur, të cilën mund ta shijoni në videot e fotot e mëposhtme.
Këtë të mërkurë, në drejtimin e Kryetarit Niko Peleshi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, me rend dite miratimi…
Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania 4”, Egli Tako, ishte e ftuar në “The Dalina Show”, theksoi se lidhja me…
Aktorja franko-italiane Claudia Cardinale, ikonë në kinematografinë e viteve 1960, ndërroi jetë ditën e djeshme më 23 shtator 2025. Ylli…
Mirlind Daku po kalon një mo ment shumë të mirë në Rusi, aty ku me Rubin Kazanin është kthyer në…
Këtë të mërkurë, seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, do të zhvillohet në orën 10:00, pas urdhrit të Kryetarit të…
Në tremujorin e dytë të vitit 2025, treguesit e punësimit, papunësisë dhe forcës së punës kanë pësuar të gjithë rënie…