showbiz

Egli flet për Gjestin: Më vjen keq që do u thyej zemrën disa njerëzve, por ishte…

Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania 4”, Egli Tako, ishte e ftuar në “The Dalina Show”, theksoi se lidhja me Gjestin ishte më shumë shoqërore se diçka dashurore.

Sipas saj, Gjesti nuk e frymëzonte në mënyrë të veçantë, por e bënte për të qeshur dhe e ndihmonte të kalonte kohën më lehtë në izolimin e shtëpisë.

Egli pranoi se për një moment edhe ajo ka jetuar “në deluzion”, por tani e sheh gjërat ndryshe.

E pyetur me shaka nëse e ka ende numrin e Gjestit në celular, përgjigjja e saj ishte e prerë: “Jo. Vërtet nuk e kam”.

“Unë në asnjë moment nuk mund të them që kam qenë menefregiste, aty brenda ka patur disa njerëz që unë i kam dashur fort. Me kalimin e javëve filluan të rralloheshin shumë sepse secili bëhet egoist dhe shikon vetëm lojën e tij. Meqë po flasim për personazhin në fjalë, e kam theksuar dhe atje brenda disa herë, ‘të dua fort si njeri’, dhe për mua kjo është parësore: kalojmë mirë, qeshim, jemi vetëm brenda katër mureve, 24/7 dhe lidhja bëhet më intense.

Në rregull, por para se të jetë gjithçka, unë të dua fort si njeri. Po njësoj e vuaj dhe për një mikeshë apo mamin tim. Nuk ka të bëjë shumë me obsesionin dashuror, romantik kjo gjëja. Pavarësisht se këto gjërat rozë, dashuria, shesin.

Po nuk më frymëzonte gjë mi jo. Nuk është se më frymëzonte, më bënte për të qeshur, kaloja mirë. Rasti që je duke folur, ishte personazhi i duhur në vendin e duhur. Është lojë. Unë isha personazhi i gabuar në vendin e duhur.

Nuk preferoj të flas për asnjë person që nuk është ulur këtu me mua përpara kamerës. Çfarë ka ndodhur atje përpara kamerave, është një reality show i tillë që jeta jote është përpara kamerave. Në momentin që ato kamera fiken, jeta jote nuk është më para kamerave dhe nuk dua t’i jap akses askujt. Di të them që jam single.

U mbyll. Ka kohë. Absolutisht e pritshme. Më vjen keq që do i thyej zemrën disa njerëzve që i dua shumë fort por nuk duhet të jetoj më në deluzion. Ndoshta dhe unë për një periudhë aty brenda kam jetuar në delulu. Jam kënaqur, mirë kam qenë, pata një eksperiencë të bukur. Dua ta mbaj mend si një shok timin gjatë Big Brother-it.

Tags: Egligjesti

të fundit

QMK-ja bashkërendoi evakuimin e sigurt të dy të huajve nga zona e Piribegut

Sot, në orën 08:22, përmes Numrit të Vetëm për Thirrje Emergjente 112, në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) është…

21 minutes ago

“Atdheu mbetet atdhe edhe kur të shkakton dhimbje”/ Auron Tare denoncon braktisjen e themeleve të shtëpisë së Mitrush Kutelit

Historiani dhe studiuesi Auron Tare ka publikuar pamje nga rrënojat e shtëpisë së shkrimtarit të njohur shqiptar Mitrush Kuteli, duke…

22 minutes ago

Vllaznia kërkon fitoren ndaj Dinamos, skuadra e Dajës synon të ruajë ritmin e kampionit në “Loro Boriçi

Vllaznia - Dinamo Vllaznia 0 – 0 Dinamo 1’ - Nis sfida në “Loro Boriçi” [...]Read More...

24 minutes ago

Missile hits Riyadh airport; Etihad and flydubai suspend flights, with flydubai cancellations extended through October 14

Informacione të reja nga mediat ndërkombëtare raportojnë një tjetër sulm me raketa balistike në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad.…

27 minutes ago

Rain gradually recedes, here is what the weather will be like on Monday

Pas një dite me reshje intensive, këtë të diel qetësohet moti.Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje mesatare të shoqëruara…

28 minutes ago

Trump announces energy ceasefire between Moscow and Kyiv, Zelensky: I was not aware

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar me habi ndaj njoftimit të Donald Trumpit për një armëpushim energjetik mes Rusisë dhe…

28 minutes ago