showbiz

Këngëtarja e njohur flet për divorcin nga bashkëshorti: Më dhunonte fizikisht dhe…

Këngëtarja e njohur Drenusha Latifi, në një lidhje live ka qenë në emisionin “Shqipëria Live”, ku pa komplekse ka treguar arsyet e vërteta pse ndodhi ndarja nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin kishte 10 vite martesë.

Sipas saj, arsyeja kryesore e kësaj ndarje ka qenë dhuna fizike dhe ekonomike që ai ushtronte drejt saj. Sipas këngëtares, divorci ishte zgjidhja e vetme për të dhe fëmijët e saj.

Të lidhura

None found

Erjona Rusi: Ti para disa kohësh i ke dhënë fund martesës gati 10 vjeçare mos gaboj.

Drenusha Latifi: “Po u bë një vit e gjysmë që jemi ndarë”.

Erjona Rusi: Mund të të pyes se cilat janë aryset e divorcit?

Drenusha Latifi: “Arsyeja kryesore ka qenë dhuna fizike po ashtu dhe dhuna ekonomike. Unë jam shume realiste në ato që them dhe e di që shumë njerëzve nuk ka për t’i përlqyer. Në momentin që kam qenë e pavarur ekonomikisht, jo se kam qenë prej tij e varur ekonomikisht, mirëpo kemi pasur shumë gjëra financiare së bashku. Në momentin që kam qenë e pavarur ekonomikisht, kam gjetur punë vetë, nuk kam qenë ekonomikisht e varur as prej shtetit suedez as prej kërkujt tjetër. Normalisht ka qenë edhe më e lehtë për mua të marr një vendim të tillë. Kur jam takuar me ish-bashkëshortin tim nuk ka pasur as pasuri, asnjë gjë, përkundrazi ka qenë në një fazë shumë të keqe ekonomike kur jemi takuar dhe kemi takuar shumë gjëra bashkë, por kur unë nuk jam pajtuar me dhunën fizike që më është bërë dhe dhunën ekonomike, psiqike etj, m’u desh të shikoja të gjithë territorin tim se çfarë është më e mira për mua dhe fëmijët e mi, kuptova që nëse do pavarësohem nga ana ekonomike dhe jam e pavarur, mund të shkëputem prej tij”.

Erjona Rusi: Çfarë nënkupton dhe dhunën ekonomike?

Drenusha Latifi: “Dhuna ekonomike është kur partneri të kërkon të marrësh një kredi ose ti e ke një biznes me partnerin tënd dhe ai mundohet të ti marrë lekët dhe duke mos të lënë të kesh kontroll ndaj atyre lekëve. Nëse do investoheshin në familje, nuk besoj se ndonjë grua të kishte kundërshtime. Unë mendoj që konflikti vjen kur këto para dalin jashtë familjes, pavarësisht ku shkojnë, në bixhoz, alkool, droga apo gjëra të tij personale”.

të fundit

Dy përballje sot në javën e 11-të të Superligës së Kosovës

Java e 11-të e Albi Mall Superligës së Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me dy ndeshje interesante. Vushtrria përballet me…

7 minutes ago

Teuta kërkon të vazhdojë kryesimin, ndërsa vëmendja shkon te Klasikja Vllaznia-Tirana – sot zhvillohen 4 ndeshje të Superiores

Vllaznia - Tirana, ndeshje nga edicioni i kaluarDitën e sotme do të luhen 4 ndeshjet e javës së 8-të në…

13 minutes ago

He sought freedom, French appeals court rejects Ermal Beqiri’s request!

Gjykata në Amiens të Francës, ka rrëzuar kërkesën për lirimin nga burgu të biznesmenit shqiptar Ermal Beqiri, i cili do…

30 minutes ago

Suspect detained after fire at “Eagle’s Nest,” Hitler’s former residence

Policia në landin gjerman të Bavarisë ka ndaluar një të dyshuar pas shpërthimit të një zjarri në Kehlsteinhaus, rezidenca malore…

30 minutes ago

Day 12 of the student protests: National rally today! Lecturers, doctors, artists and students from across Albania gather in Tirana

Protesta e studentëve shënon sot ditën e 12-të, ndërsa vijojnë përgatitjet për tubimin kombëtar të paralajmëruar në kryeqytet. Me protestën…

31 minutes ago

Weather forecast for October 24, 2026: Clear skies and clouds across most of the country

Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe vranësira në pjesën më të madhe…

31 minutes ago