showbiz

Këngëtari Ermal Meta reagon ndaj protestave: Revolucioni i Flamingove më ka bërë të reflektoj shumë

Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta, ka dhënë një mesazh të fortë mbështetjeje për mbrojtjen e mjedisit dhe tokës gjatë një prej koncerteve të tij të fundit në Itali.

Përpara se të prezantonte këngën e tij më të re me titull “Nu simu niente”, “Ne nuk jemi asgjë”, Meta iu drejtua publikut me fjalë prekëse duke marrë si shembull “Revolucionin e Flamingove”.

Të lidhura

None found

Meta theksoi se reagimi i fermerëve dhe njerëzve të thjeshtë shqiptarë përballë interesave të mëdha industriale dhe pushteteve korporative është një leksion i madh dinjiteti.

Artisti bëri gjithashtu një paralele mes qëndresës mjedisore në Shqipëri dhe betejave të ngjashme që po zhvillohen në jug të Italisë, si në Pulia dhe Sardenjë, ku komunitetet vendase po luftojnë për mbrojtjen e bregdetit dhe territorit nga tjetërsimi.

“…Është një këngë që flet për njerëzit, për njerëzit që e kuptojnë se ne nuk jemi asgjë, por që ndoshta kemi ende një gjë të vogël, fuqinë për t’u ngritur në këmbë kundër… kundër atyre që duan të na uzurpojnë tokën tonë. Më ka bërë të mendoj shumë, të reflektoj shumë Revolucioni i Flamingove që po ndodh ende në Shqipëri.

Fermerë të vegjël… njerëz të thjeshtë që në të vërtetë bëhen të mëdhenj për… për t’u përballur kundër fuqive, kundër pushteteve të pamendueshme. Por po ndodh edhe këtu në Pulia, po ndodh në Ostuni, po ndodh edhe në Sardenjë… Sidoqoftë, kjo është një këngë që… që do të thotë ne jemi këtu, jemi këtu dhe kjo tokë, për sa kohë që jemi këtu, është jona; dhe nuk shitet, e as mund të blihet.”, u shpreh këngëtari.

të fundit

Manchester City përmbys Bournemouthin në fund dhe siguron tri pikët në javën e parë

Manchester City e ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligën Premier , duke triumfuar 2-1 ndaj Bournemouthit në…

1 minute ago

Rama zhvillon rreth pesë orë takim në Pogradec me drejtuesit e qarqeve dhe krerët e komisioneve, diskutimet dhe kërkesat e kryeministrit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Pogradec një mbledhje me drejtuesit e 12 qarqeve dhe kryetarët e komisioneve.Në hapje të…

11 minutes ago

Varrezat masive në Zubin Potok, Gani Mehmeti: Serbia po luan me dhimbjen e familjeve shqiptare

Tre varreza masive janë konfirmuar në Kalludër të Vogël dhe Jabukë të Zubin Potokut, pas përfundimit të gërmimeve dhe zhvarrosjes…

14 minutes ago

Eco-activists blame construction work on the Kicevo-Ohrid motorway for the drying up of the Treska River: A classic ecocide

Ky është burimi kryesor i Lumit Treska në Kërçovë, gjendet në fshatin Izvor, i cili jep nga 600 deri në…

22 minutes ago

Çun Lajçi Raises Questions About Selective Support for Former KLA Members in The Hague

Aktori Çun Lajçi ka ngritur pikëpyetje lidhur me, siç thotë ai, përkrahjen e pabarabartë publike ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare…

23 minutes ago

Gjini: We Are All United in Grief for Altin

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të Altin Kryeziut, zyrtarit policor nga Bubaveci i…

24 minutes ago