Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka folur për përvojën e saj gjatë trajtimit të kancerit, duke përshkruar ditët e vështira në spital dhe ngarkesën emocionale që solli sëmundja.
Në dokumentarin e ri “Heal”, që do të transmetohet në BBC One më 29 nëntor, Kate ndalet te periudha pas operacionit të kryer në janar 2024, kur mësoi se ishte diagnostikuar me kancer.
None found
Ajo e përshkruan qëndrimin në spital si një përjetim të frikshëm dhe hutues. Princesha tregon se në një moment luhatej mes gjendjes së vetëdijshme dhe humbjes së vetëdijes, ndërsa ndiente edhe izolimin brenda dhomës së spitalit.
“Errësira ishte një përvojë vërtet e frikshme dhe çorientuese. Mendoj se isha herë në vete dhe herë jo. Ishte një periudhë shumë e errët”, shprehet ajo në dokumentar.
Gjatë atyre çasteve, Kate thotë se ndiente dikë pranë saj, duke i mbajtur dorën në heshtje, pa tentuar të ndërhynte apo të ndryshonte atë që po ndodhte.
“Ata nuk po flisnin me mua. Nuk po përpiqeshin të rregullonin asgjë. Thjesht ishin aty. Do t’i jem gjithmonë mirënjohëse pranisë së dikujt që qëndroi pranë meje në atë kohë”, rrëfen princesha.
Një pjesë e dokumentarit 30-minutësh i kushtohet edhe pjesëmarrjes së saj në Three Peaks Challenge. Në muajin qershor, ajo ngjiti brenda 24 orëve tre majat më të larta të Anglisë, Skocisë dhe Uellsit, në mbështetje të Royal Marsden Cancer Charity.
Gjatë sfidës sportive, Kate shfaqet e prekur teksa vëllai i saj, James Middleton, i përcjell mesazhe zanore të regjistruara nga tre fëmijët e saj, George, Charlotte dhe Louis.
Princesha thotë se fëmijët e saj ishin ndër arsyet kryesore që e shtynë të largohej nga spitali dhe të gjente forcën për të ecur përpara.
Ajo diskuton gjithashtu për ndryshimin e perspektivës së saj mbi jetën pas diagnozës, si dhe për sfidat që shoqërojnë përpjekjen për t’iu rikthyer përditshmërisë pas trajtimit.
Kate u diagnostikua me kancer në vitin 2024, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale abdominale. Trajtimi i saj përfshiu kimioterapinë, të cilën e përfundoi në shtator të po atij viti. Në janar 2025, ajo bëri të ditur se sëmundja ishte në remision.
Të ardhurat e siguruara nga shpërndarja e dokumentarit “Heal” do t’i kalojnë Royal Marsden Cancer Charity, organizatë që ofron mbështetje për personat e prekur nga kanceri dhe për procesin e tyre të rikuperimit.
Tifogrupi i Gjilanit, “Skifterat”, ka shënuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, duke vizituar Prekazin legjendar, në nderim të sakrificës…
Vlora është kthyer sot në qendër të festimeve për 28 Nëntorin, ku pranë Monumentit të Pavarësisë është mbajtur ceremonia e…
Është zhvilluar në Vlorë ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar, në kuadër të 114-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së…
Këtë të shtunë, 28 nëntor 2026, shqiptarët e diasporës po i bashkohen protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Një…
Marokeni Abdellah Ouazane, talenti në ngritje i Ajaxit, është shumë pranë largimit nga klubi holandez verën e ardhshme, për shkak…
Këtë të shtunë, 28 nëntor 2026, ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin Skënderbej, ku pritet të mbahet protesta kombëtare…