Don Phenom dhe partnerja e tij, Anxhi u bënë prindër për herë të parë në fillim të këtij viti. Ata u bekuan me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Troi. Lajmin e konfirmoi vetë reperi përmes një postimi në rrjete sociale me një foto të bebit nga materniteti, por pa i zbuluar portretin bashkëngjitur së cilës shkruante:
“Djali im Troi Sterkaj ju uron një vit të mbarë. Gëzuar 2021”, shkruante ai.
None found
Ndërkohë deri më sot reperi nuk e kishte prezantuar të birin me publik. Mirëpo ai nuk ka mundur ta mbajë më gjatë fshehur portretin e vogëlushit dhe sot e ka prezantuar me gjithë botën. Don Phenom, ka ndarë një foto shumë të ëmbël të djalit shoqëruar me emojin e një zemre dhe hajmalisë për ta mbrojtur nga syri i keq.
Kujtojmë se Don Phenom dhe bashkëshortja e tij na e kishin mbajtur të fshehtë faktin se do bëheshin prindër. Ata e ndanë lajmin se do bëhen prindër vetëm në fillim të dhjetorit, kur Anxhi nëpërmjet një fotoje me barkun e rrumbullakosur në Instagram, ka treguar se është në pritje të ëmbël të një bebushi. Lidhja e çiftit u zbulua në shtator të vitit 2019, ndërsa në muajin prill të vitit që sapo lamë pas Anxhi konfirmoi në rrjete sociale lidhjen me Don Phenom, nëpërmjet një fotoje shumë romantike.
Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…
Talenti i Barcelonës, Xavi Espart, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë duke luajtur për rivalin e…
Jamal Musiala ka përjetuar vetëm dy episode neurologjike gjatë periudhës 12-javore të rikuperimit nga lëndimi muskulor, pavarësisht shqetësimeve në rritje…
Dashi Çdo aktivitet i mundshëm do të jetë i mirë për ju. Do të përpiqeni që çdo gjë ta shikoni…
Villarreali është larguar i revoltuar nga “Spotify Camp Nou”, pas humbjes 3-2 nga Barcelona, duke shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj…
Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…