showbiz

“Kam vdekur atë ditë”/ Historia e trishtë e banores së re të ‘Big Brother VIP Kosova’

Elijona Binakaj është banorja më e re që i është bashkuar edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, duke sjellë me vete jo vetëm emocionet e një hyrjeje të re, por edhe një histori të thellë dhe tepër të dhimbshme jete. Modelja me origjinë nga Kosova, e rritur në Gjermani, ka kaluar një tragjedi që e ka shënjuar përgjithmonë, të cilën e kishte ndarë me publikun në një intervistë për RTV Dukagjini disa kohë më parë.

Në atë intervistë, Elijona zbuloi se në vitin 2021 kishte përjetuar aksidentin më të rëndë të jetës së saj – një fatkeqësi rrugore që i mori jetën nënës dhe motrës së saj, ndërsa ajo vetë dhe vëllai mbijetuan. Rrugës për në Kosovë, në territorin e Kroacisë, automjeti ku udhëtonin u përfshi në një aksident fatal që i ktheu përmbys të gjithë jetën.

Të lidhura

None found

“E kemi pasur një aksident në vitin 2021. Ka qenë gjëja më e keqe që më ka ndodhur në jetë. Më ka ndërruar jetën, nga një moment në tjetrin,” rrëfeu Elijona, e cila mezi i mbante lotët teksa kujtonte atë ditë të tmerrshme.

Ajo shtoi se humbja ishte dyfish e rëndë: “Ishim rrugës për Kosovë, aksidenti ka ndodhur në Kroaci. E kam humbur fatkeqësisht motrën dhe nënën.”

Si një vajzë vetëm 14-vjeçare në atë kohë, pesha e dhimbjes dhe përgjegjësive ishte e jashtëzakonshme: “Në fillim ka qenë shumë rëndë, sepse mungesën e nënës e ndjen gjithmonë. E kam ndjerë veten të detyruar të ruaj vëllanë. Ka qenë shumë e vështirë… Më ka ndryshuar jeta brenda dy minutave. Nuk kam qenë më kurrë e njëjta. Kam vdekur në atë moment që ndodhi aksidenti.”

Me hyrjen e saj në Big Brother VIP Kosova, shumë fansa besojnë se Elijona mund ta ndajë sërish këtë histori prekëse me publikun e gjerë, duke shpalosur jo vetëm dhimbjen, por edhe forcën me të cilën ka arritur të ecë përpara.

të fundit

Private jet crashes in Florida’s Palm Beach County, killing all nine people on board

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

26 minutes ago

From Zurich to Tirana, youth protests escalate into violence

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

26 minutes ago

Nga Zürichu në Tiranë, protestat e të rinjve përshkallëzohen në dhunë

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

54 minutes ago

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

1 hour ago

Xhaka i zhgënjyer pas humbjes së Sunderlandit: Gabimet elementare po na fundosin

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…

1 hour ago

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

2 hours ago