showbiz

“Kam qëndruar për 100 ditë e izoluar”, Luana Vjollca “zbërthen” Beatrix Ramosajn pas BB VIP (VIDEO)

Në kuadër të projektit “Thuaje”, Luana Vjollca ka realizuar një lidhje live me Beatrix Ramosajn, e cila ka folur për periudhën e vështirë që kaloi pas daljes nga Big Brother VIP dhe sesi ndikuan komentet negative në rrjetet sociale.

“Kam qëndruar për 100 ditë e izoluar komplet pa asnjë informacion dhe kur del, nuk del normal. Nuk je në gjendje aq të mirë sa përpara. Ju e dini se sa traumatike ka qenë eksperienca për mua, më e rëndë se të tjerët dhe e kam përjetuar më shumë. Jam përballur me një negativitet shumë të madh, me komente nga më të këqijat.

Të lidhura

None found

Ka njerëz që ndërgjegjësohen. Unë mendoj se e mira ka më shumë fuqi sesa e keqja. Nuk dua ta cilësoj e keqja, se mbase dhe ata që bullizojnë kanë kaluar një jetë të tmerrshme që kanë arritur në atë pikë. Besoj se e mira e bën ndryshimin kështu që shoh te vetja një pikë të fortë. Nuk e quaj gabim fare që vendosa të ndaj eksperiencën time dhe të ngrija zërin për diçka që është shumë e gabuar në këtë botë.

Më vjen shumë keq që në vendin tonë, mediat dhe shumë emra të njohur kur shohin një fenomen të tillë, nuk kanë reaguar. U desh një emër shumë i madh, me influencë siç është mami i Rita Orës, që të fillonin dhe të flisnin të tjerët. Gjatë kohës që kam qenë brenda ishte e vështirë dhe për njerëzit e mi sepse janë ofenduar nmga shumë njerëz, është shumë e shëmtuar. Nuk e kuptoj atë lloj negativiteti, kundrejt një njeriu që nuk ka bërë asgjë gabim.”, rrëfeu Trixa.

të fundit

VIDEO/ Rey Manaj asiston në golin e avantazhit për Sivassporin

Sivasspor/ Rey ManajËshtë duke u luajtur momentalisht sfida mes Antalyaspor dhe Sivasspor, e vlefshme për javën e 6-të të Ligës…

6 minutes ago

Arsenali përmbys Chelsean dhe triumfon në derbin londinez

Arsenali ka shënuar triumfin e tretë radhazi në Ligën Premier, për të mposhtur Chelsean në shtëpi.Edhe pse e nisën në…

17 minutes ago

Zjarr i ri në pyjet e Tërbunit, dyshohet se flakët janë ndezur qëllimisht

PUKË- Një vatër e re zjarri është shfaqur në masivin pyjor të Tërbunit, vetëm pak ditë pasi zona u përfshi…

17 minutes ago

Izet Mexhiti pret delegacionin arbëresh nga Vakarici në vizitën e parë në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur sot një delegacion arbëresh nga Vakarici i Italisë, të kryesuar nga…

23 minutes ago

Trump shfaqet me flokë më të errët, pamja e re ndez reagimet në rrjet

Ndryshimi i dukshëm në ngjyrën e flokëve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili është shoqëruar me imazhin e…

30 minutes ago

Netanyahu: The end of the Iranian regime is near; Israel will fulfill its mission

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij ishte i vendosur të përmbyste regjimin iranian, duke deklaruar se “fundi…

34 minutes ago