showbiz

“Kam punuar në fabrikë cigaresh me Gëzim Krujën”, Bujar Qamili tregon të pathënat e 48 viteve karrierë: Pse nuk largohem nga Shkodra

Bujar Qamili ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku rrëfeu fillimet e tij në muzikë. Sot, ndërsa kanë kaluar rreth 50 vite karrierë, Bujari vlerësohet si një ndër zërat më të mirë shqiptare. Gjatë bisedës, ai rrëfeu se në fillim ka punuar në një fabrikë cigaresh me Gëzim Krujën për të kaluar më pas te kaldajet për disa vite.

Gjatë kësaj kohë këngëtari angazhohej edhe në muzikë. Më pas, Bujari rrëfeu se e spikatën dhe e bënë pjesë të festivalit të RTSH-së, ku dhe më pas karriera e tij do të lulëzonte.

Të lidhura

None found

“Ka qenë një ndërmarrje që kur jepej koncerti vinte dhe shihte Tano Banushi dhe shumë të tjerë, shihnin talentet dhe i merrnin.

Kur më dëgjojnë duke kënduar, fill të nesërmen më marrin në telefon në Teatro. Ishte Haki Katroshi, profesor i trombos në RTSH, dhe tha ti je ai çuni që ka kënduar mbreme. Urgjentisht me e sjellë në Tiranë sepse do ta fusim në festivalin e radios.”, tha ai.

Mes të tjerash, ai rrëfeu dhe arsyen se pse nuk largohet asnjëherë nga Shkodra. Këngëtari tha se gjatë viteve 90 i kishin ofruar për të jetuar në Australi por nuk kishte pranuar.

“Shkodra për mua është krenari. Nuk mund ta lë për një vend më të mirë që është në Evropë.Në ’94, ka qenë një shoqatë e kishës në Australi, dhe më thanë rri për komunitetin këtu sa herë që të kemi koncerte. Nuk e kam pranuar. Nuk e lashë gjallë.”, tha ai duke interpretuar më pas disa vargje për qytetin.

të fundit

ASH: Nga 46 kandidatë në listën paraprake të Akademisë Ushtarake në Shkup, vetëm një është shqiptar

Lista preliminare e Akademisë Ushtarake në Shkup për pranimin e kadetëve të rinj përmban 46 kandidatë, nga të cilët vetëm…

7 minutes ago

Flakët përfshijnë disa hektarë pyje në Malin e Polisit, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në terren

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë masivin pyjor të Malit të Polisit, në Njësinë Administrative Polis, në bashkinë…

7 minutes ago

Cërrik Municipal Council Begins Discussions on Territorial Reform, Right-Wingers Oppose Merger with Elbasan

Këshilli Bashkiak i Cërrikut u mblodh për të përcaktuar kalendarin e dëgjesave publike në kuadër të Reformës Administrativo-Territoriale. Që në…

8 minutes ago

After Turkey’s International Arrest Warrant Request, Netanyahu Attacks Erdoğan: Antisemitic Dictator, Attempt to Intimidate Us Will Fail

Menjëherë pas njoftimit zyrtar se Turqia ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ky i fundit.…

8 minutes ago

Turkey Seeks Red Notice for the International Arrest of Benjamin Netanyahu and Afek Moskovitch

Turqia ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe një shtetas tjetër izraelit, Afek Moskovitch. [...]…

8 minutes ago

After 23 Victims Are Discovered in Mass Graves, Halilaj Explains the Steps Toward Identification and Justice

Ka përfunduar procesi katërjavor i gërmimeve vlerësuese dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore në tri lokacione të konfirmuara si varre masive…

9 minutes ago