Categories: showbiz

Justin i bërtiti Hailey-t në public? Si qëndron e vërteta e videos të bujshme (VIDEO)

Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey janë vënë në qëndër të vëmendjes për shkak të një videoje të bërë virale së fundmi në rrjete sociale.

Këto imazhe u realizuan teksa këngëtari 26-vjeçar shkëmbente fjalë dhe gjeste me modelen teksa po dilnin nga një koncert në Las Vegas, ku në pamje të parë dukej mjaft i nervozuar.

Të lidhura

None found

Për pasojë, rrjeti e ka kryqëzuar Bieber për mënyrën e vrazhdë që i flet Hailey-t. Nga ana tjetër disa fansa që kanë qenë dëshmitarë në ato momente i kanë në mbrojtje këngëtarit.

“Ai nuk po bërtiste dhe ne ishim atje, dëshmitar të asaj çfarë ndodhi. Ai ishte gjithë adrenalinë”, shkroi një fan.

“Ai ishte në adrenalinë nga performanca. Ai nuk ishte i zemëruar me Hailey-n dhe nuk po i bërtiste asaj. E urrej faktin që ai del gjithmonë si njeri i keq kur nuk është aspak i tillë”, shkruan disa të tjerë.

Kujtojmë se dyshja u kurorëzuan me martesë në vitin 2018-të. Asokohe të dy ata ishin shumë të rinj në moshë për të marrë një vendim aq të madh për jetën, ndaj u komentuan gjerë e gjatë për këtë fakt.

Më herët, Hailey ju është përgjigjur të gjithë skeptikëve për martesën e tyre në moshë të hershme dhe ka treguar se çfarë i shtyu të dy të shkonin drejt celebrimit. Kur vendosën të martoheshin Hailey ishte vetëm 21 vjeçe, ndërsa Justin 24.

“Ne ishim shokë shumë përpara se historia të bëhej romantike. E dinim se kishim diçka që na lidhte dhe për atë çfarë donim për të ardhmen tonë. Flisnim shpesh për vendimin e martesës në moshë të re. Diskutonim dhe donim një familje të madhe në moshë të vogël. I dinim këto gjëra pa ditur ende se donim të ishim me njëri-tjetrin. U martova kur isha vetëm 21 vjeç, 2 muaj para se të bëhesh 22 që është një moshë çmendurisht e re për diçka të tillë. Duket qesharake kur e thua me zë të lartë, por për mua dhe Justin tingëllon ndryshe”, ka thënë ajo.

të fundit

Federico Higuain pushohet nga puna si trajner pas incidentit seksist me një gjyqtare

Columbus Crew ka shkarkuar trajnerin e ekipit rezervë, Federico Higuain, pas një incidenti me një gjyqtare gjatë një ndeshjeje në…

18 seconds ago

Zogiani akuzon PDK-në për qasje oportuniste ndaj Gjykatës Speciale

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se Kosova nuk duhet të pendohet për themelimin e Gjykatës Speciale, pavarësisht zhvillimeve…

8 minutes ago

Nisin lëvizjet për pasardhësin e Trump: Kush po shfaq ambicie për garën presidenciale të 2028-ës

Edhe pse zgjedhjet presidenciale në SHBA janë ende më shumë se dy vite larg, gara për vitin 2028 ka nisur…

12 minutes ago

Rusia godet anijen tregtare në Detin e Zi, kapiteni humb jetën

Rusia sulmoi një anije tregtare që mbante flamurin e Antiguas dhe Barbudës në Detin e Zi gjatë natës, duke shkaktuar…

12 minutes ago

28 fires in open areas reported by Crisis Management Center, none active

Deri në orën 7:30 të mëngjesit, u regjistruan gjithsej 28 zjarre në hapësira të hapura, njoftojnë nga Qendra e Menaxhimit…

12 minutes ago

Masakër në Afrikën e Jugut: 11 persona humbin jetën pasi tre të armatosur sulmojnë një banesë në Durban

Të paktën 11 persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi me armë zjarri në një shtëpi pranë qytetit të…

13 minutes ago