Ditën e sotme, aktori i njohur dhe moderatori i “Fiks Fare”, Julian Deda, ka kujtuar babain e tij të ndjerë, Zef Deda. Juli ka bërë një postim mjaft prekës në profilin e tij në “Instagram”, ku ka postuar një video të aktorit të madh dhe bashkëngjitur me të, ai kujton se sot do të bënte 76-vjeç.
Aktori shkruan se e kujton çdo ditë ashtu siç shfaqet në pamjet e ndara me ndjekësit e tij, me kitarë, duke kënduar, duke qeshur dhe duke i falë kënaqësi gjithkujt.
None found
Deda shton se i mungon pafund por nuk ka çfarë të bëjë, pasi fati i detyroi që ditëlindjet t’i festonin veç e veç. Ai rikujton edhe amanetin që aktori i madh u ka lënë, që të qeshin dhe të gëzojnë.
“Ma gëzofsh ditën e lindjes Bosi jem.
Sot në 76 vjetorin tand, të kujtoj, siç të kujtoj çdo ditë, siç do të kujtoj gjithë jetën, tamam kështu si në këtë video, me kitarre, duke këndu, duke qesh dhe duke i fal kënaqësi gjithkujt.
A më mungon? Më mungon pa fund. Po ça me ba, fati na detyron që këto ditëlindje me i festu veç e veç, ne këtu në tokë, e ti atje nalt. Se ti e din, na e ke lan vetë amanet, na do të qeshun e të gëzum, dhe ne nuk ta harrojmë porosinë. Prandaj, gëzuar gjigand. Je më i miri Babo. Të du fort. ❤️????????”, shkruan aktori krahas videos në fjalë.
Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve [...]Read More...
Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë [...]Read More...
Mbrojtësi boshnjak, Aleksandar Jovicic, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën Laçi – Partizani, të fituar 1 -…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë pretendon se kryeministri Hristijan Mickoski ka marrë vendimin për hyrjen e Alta Bankës në tregun maqedonas…
Tirana mposhti Teutën në “Selman Stërmasi”, për llogari të javës së 11-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...
Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku efektivët e policisë kanë përdorur autobotin me ujë me presion në drejtim…