showbiz

Jonida Maliqi zbulon detaje për marrëdhënien me ish-banorin e “BBV5”: Është gjëja më e bukur në botë

Këngëtarja Jonida Maliqi ka qenë e ftuar në një emision televiziv, ku ka folur për marrëdhënien e saj me ish-banorin e “Big Brother VIP 5”, Alessio Alia.

Ajo theksoi rëndësinë e të qenurit në një “status” të qartë, duke sqaruar se të dy janë prindër të divorcuar, me histori të lëna pas, ndërsa partnerët e tyre përkatës kanë vazhduar jetët e tyre.

Të lidhura

None found

Artistja pranoi se marrëdhënia në distancë ka sjellë si ribashkime të bukura, ashtu edhe momente distance apo mosbesimi. Megjithatë, ndau se më e rëndësishmja është ndjenja që i jep kjo lidhje.

“Alessio hera-herës më kthen fëmijën që kam brenda dhe është gjëja më e bukur në botë”, tha Jonida.

Këngëtarja tha se nuk ka turp të pranojë se e do partnerin e saj, por preferon të mos bëjë deklarata të mëdha publike për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e të dyve nga abuzimi mediatik dhe titujt sensacionalë.

Ajo ndau gjithashtu një reflektim të thellë mbi moshën. E pyetur për gjërat që ende nuk i ka bërë, ajo tregoi se pas të dyzetave ka filluar një fazë të re të jetës së saj.

“Mendoj që çdo individ pas të dyzetave fillon dhe reflekton më shumë për veten. Fillon e do veten më shumë dhe fillon të marrë më pak në konsideratë mendimin e të tjerëve”, tha Jonida.

Sipas saj, kjo fazë vjen natyrshëm përmes eksperiencave personale, veçanërisht kur jeta të ka rrëzuar dhe ke kuptuar se çfarë është vërtet e vlefshme. Jonida tha se tani jeton gjithçka ashtu siç dëshiron, duke ia dhënë energjinë e saj vetëm njerëzve që e meritojnë

të fundit

Gjermania dhe Britania e Madhe zgjerojnë bashkëpunimin ushtarak për inteligjencën artificiale, takim për planin në 2027

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania planifikojnë të testojnë, zhvillojnë dhe përfundimisht të vendosin inteligjencën artificiale në forcat e tyre të…

8 minutes ago

Nathalia Gadelha, bashkëpilotja 20-vjeçare e avionit të rrëzuar në Florida, mori licencën e fluturimit para patentës së makinës

Nathalia Gadelha, 20 vjeçe, është identifikuar si bashkëpilotja e avionit Learjet 60 që u rrëzua të dielën në Palm Beach…

8 minutes ago

Sinjalet për dialog mes SHBA-së dhe Iranit ulin çmimin e naftës me 6.7%

Çmimet e naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare, pas sinjaleve se diplomacia mund të rikthehet në…

8 minutes ago

Këlliçi kërkon sqarime nga Toni Gogu për takimin e pretenduar me Veliajn: Mesazhi i Ramës ishte shantazh mafioz

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas raportimeve lidhur me një takim të pretenduar mes minsitrit Toni Gogu…

12 minutes ago

Dëmtimi në kyç e lë Ismael Saibarin jashtë për disa muaj pas transferimit 50 milionë eurosh te Bayerni

Bayern Munich ka marrë një lajm të keq pas barazimit 2-2 ndaj Borussia Dortmundit, pasi mesfushori ofensiv Ismael Saibari do…

14 minutes ago

Nikola Andoni bën thirrje të mos konsumohet bukë: Drithërat lidhen me sëmundje, sipas tij

Këshilluesi holistik Nikola Andoni ka bërë thirrje për shmangien e konsumit të bukës, duke pretenduar se drithërat dhe produktet me…

14 minutes ago