E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, këngëtarja Jonida Maliqi foli për marrëdhënien e saj me Alessio Alian, ish-banor i “Big Brother VIP 5”.
None found
Jonida nënvizoi se për të është e rëndësishme që një marrëdhënie të ketë një “status” të përcaktuar. Ajo sqaroi se të dy janë prindër të divorcuar dhe kanë histori të përfunduara pas vetes, ndërsa ish-partnerët e tyre kanë vijuar jetën e tyre.
Artistja tregoi se lidhja në distancë i ka përballur me momente të bukura ribashkimi, por edhe me periudha largësie e mosbesimi. Megjithatë, sipas saj, vlera kryesore qëndron te ndjenja që kjo marrëdhënie i përcjell.
“Alessio hera-herës më kthen fëmijën që kam brenda dhe është gjëja më e bukur në botë”, u shpreh Jonida.
Këngëtarja deklaroi se nuk e ka problem të thotë se e dashuron partnerin e saj, por zgjedh të mos bëjë deklarata të bujshme në publik. Sipas saj, kjo bëhet për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e të dyve nga abuzimi mediatik dhe titujt sensacionalë.
Gjatë bisedës, ajo ndau edhe mendimet e saj për moshën dhe ndryshimet që sjell ajo. E pyetur për gjërat që ende nuk ka realizuar, Jonida tha se pas të dyzetave ka hyrë në një etapë të re të jetës.
“Mendoj që çdo individ pas të dyzetave fillon dhe reflekton më shumë për veten. Fillon e do veten më shumë dhe fillon të marrë më pak në konsideratë mendimin e të tjerëve”, tha ajo.
Jonida shpjegoi se ky ndryshim vjen natyrshëm pas përvojave personale, sidomos kur njeriu është rrëzuar nga jeta dhe ka kuptuar se cilat janë gjërat me të vërtetë të rëndësishme. Ajo shtoi se tashmë jeton sipas dëshirave të saj dhe energjinë ia kushton vetëm njerëzve që e meritojnë.
Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania planifikojnë të testojnë, zhvillojnë dhe përfundimisht të vendosin inteligjencën artificiale në forcat e tyre të…
Nathalia Gadelha, 20 vjeçe, është identifikuar si bashkëpilotja e avionit Learjet 60 që u rrëzua të dielën në Palm Beach…
Çmimet e naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare, pas sinjaleve se diplomacia mund të rikthehet në…
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas raportimeve lidhur me një takim të pretenduar mes minsitrit Toni Gogu…
Bayern Munich ka marrë një lajm të keq pas barazimit 2-2 ndaj Borussia Dortmundit, pasi mesfushori ofensiv Ismael Saibari do…
Këshilluesi holistik Nikola Andoni ka bërë thirrje për shmangien e konsumit të bukës, duke pretenduar se drithërat dhe produktet me…