Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, teksa ishte e ftuar së fundmi në programin “Rudina”, ka bërë një rrëfim të sinqertë lidhur me eksperimentet e saj me pamjen e jashtme, duke pranuar hapur një nga pendesat e saj më të mëdha estetike.
E njohur për guximin e saj në modë dhe dukje, Maliqi pranoi se ndikimi i saj ka bërë që shumë vajza të ndiqnin verbërisht trendet që ajo vendoste, veçanërisht atë të vetullave tatuazh, për të cilin sot kërkon ndjesë.
None found
Këngëtarja zbuloi se procesi për të rregulluar këtë gabim të së shkuarës ka qenë i dhimbshëm dhe i gjatë. Ajo u shpreh: “Kam bërë seanca lazeri të cilat i hoqa komplet, totalisht vjet dhe pastaj m’u desh që t’i ribëja në një formë tjetër pak më natyrale, pudër, jo më ai tatuazhi i mirëfilltë sikurse e kam në trup. Vërtete e kam vuajtur shumë”.
Sipas saj, këto vendime ishin pasojë e dëshirës për të qenë gjithmonë e veçantë në ekran.
“Këto janë ndoshta edhe gabime të brezit tonë, të risive që vinin asokohe, të trendeve, plus duke qenë në ekran unë kam qenë gjithmonë shumë e guximshme dhe ndonjëherë merrja në konsideratë vetëm dëshirën time, jo pasojat sesi do të vinte jeta më vonë”, shpjegoi Maliqi.
Në përmbyllje, ajo dha një mesazh të fortë ndërgjegjësues për vajzat, duke u nisur nga eksperienca personale: “Këshilla nga eksperienca ime personale do të jetë mos abuzoni dhe tejkaloni me përdorimin e fillerave dhe botox. Ndonjëherë ai ekzagjerimi nuk të bën të rikthehesh në identitet”.
Erion Veliaj ka reaguar me akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke mohuar se ka organizuar apo financuar protestat.…
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, është takuar me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil…
Udhëtimet me avion drejt destinacioneve evropiane pritet të kushtojnë më shumë gjatë vitit 2027. [...]Read More...
rajonal dhe sigurinë.,,shto teks E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati,…
MPB njofton se është kryer bastisje në Shkup, ku janë zbuluar armë, fishekë."SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër B.S.…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard…