Komediani dhe prezantuesi amerikan, Jimmy Kimmel, u rikthye të martën në emisionin e tij “Jimmy Kimmel Live” pas një pezullimi që kishte shkaktuar polemikë të madhe.
Pezullimi erdhi pas monologut të Kimmel më 15 shtator, ku komentoi të shtënat ndaj aktivistit konservator Charlie Kirk, duke shkaktuar zemërim tek mbështetësit e Donald Trump.
Gjatë rikthimit në studio, Kimmel falënderoi audiencën dhe kolegët për mbështetjen e tyre, duke theksuar rëndësinë e lirisë së fjalës dhe të shprehjes në ShBA.
Ai sqaroi se nuk kishte aspak qëllim të marrë lehtë vrasjen e Kirk dhe se komentet e tij nuk synonin të fajësonin ndonjë grup të caktuar.
Disney, pronari i ABC, kishte pezulluar përkohësisht emisionin, ndërsa kryetari i FCC-së, Brendan Carr, kërcënoi me licencat e stacioneve nëse kompania nuk ndërmerrte veprime ndaj Kimmel.
Disa stacione transmetuese, përfshirë ato të Nexstar dhe Sinclair, refuzuan transmetimin e emisionit, duke detyruar Disney të ndalonte prodhimin për disa ditë.
Vendimi shkaktoi reagime të forta nga komuniteti i Hollywoodit dhe organizata për lirinë e fjalës, duke përfshirë një letër të hapur të nënshkruar nga mbi 400 yje, si Jennifer Aniston, Meryl Streep dhe Tom Hanks.
Gazetari Artan Hoxha, duke treguar reagimin e qeverisë pas nisjes së protestës qytetare, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN…
Përzgjedhësi i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka vlerësuar karakterin e skuadrës së tij pas fitores dramatike ndaj Japonisë në Kupën e…
Kuvendi, me 59 vota "pro", tre vota "kundër" dhe pa "të përmbajtur", votoi për të miratuar në tërësi projektligjin për…
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka theksuar se vendit i nevojitet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga mundësitë…
Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Shkallnurit, në Durrës, ku si pasojë një 45-vjeçar…
Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë…