showbiz

Jennifer Aniston kundër TikTok:Do të shkatërrojë jetën time

Jennifer Aniston mund t’i jetë bashkuar Instagramit, por kjo nuk do ndodhë me rrjetin social, TikTok.

“Unë nuk kam një TikTok dhe nuk do ta kem kurrë. Thjesht nuk do ta bëj“-i tha Jennifer Aniston ‘ET’, duke vijuar: Unë nuk do të pajtohem për një gjë që do të shkatërrojë jetën time ose të dikujt tjetër.”

Të lidhura

None found

Duke lënë mënjanë shakatë, ajo tha se i mban mediat sociale për arsye të mirë.

“Ata mund t’ju thithin aty brenda dhe ju keni humbur orë të tëra nga jeta juaj. Nuk mund ta besoj. E gjeta veten në një “vrimë” me video qensh, me këlysh, foshnja dhe mace. Këto janë gjërat që më pëlqejnë. Por ka disa gjëra në internet që thjesht nuk dua t’i shoh”, tha aktorja.

Ajo gjithashtu deklaroi: “Unë nuk mendoj se jemi krijuar për të marrë vëllimin e informacionit me shpejtësinë dhe ritmin që marrim këto ditë. Thjesht nuk mendoj se është mirë për ne. Nuk mendoj se është e shëndetshme”.

Për Aniston, pjesa më e pashëndetshme e mediave sociale është “presioni mendor që vuajnë fëmijët për shkak të krahasimit dhe dëshpërimit që u shkakton atyre. Është kaq e vështirë të jesh adoleshent këto ditë. Ne jemi kaq të ashpër me veten dhe fëmijët.

Unë mendoj se është më mirë të jesh ai që je. Kemi ditë të mira. Kemi ditë të këqija. Kemi ditë të mira për flokët. Kemi ditë të këqija për flokët. Kemi ditë me lëkurë të mirë, ditë me lëkurë të keqe. Përditshmëria është një çantë me mijëra versione brenda. Është gjithashtu kaq joreale të përpiqesh të shesësh diçka që nuk duket autentike.”

të fundit

FNSH dhe autobotët shpërndajnë protestuesit, policia vendos nën kontroll sheshin “Skënderbej

Policia ka marrë kontrollin e sheshit “Skënderbej”, duke zmbrapsur pjesën më të madhe të protestuesve pas ndërhyrjes me autobotët e…

18 seconds ago

Kosova dhe Serbia përballen sonte për trofeun e Lojërave Mesdhetare të Esportit

Përfaqësuesja e Kosovës në Counter-Strike 2 do të përballet me Serbinë në finalen e Lojërave Mesdhetare të Esportit (Esports Mediterranean…

8 minutes ago

VIDEO/ Juljan Shehu shënon për Widzew Lodz dhe feston me shqiponjë në prag të Pavarësisë

Juljan ShehuNdërsa po luhen minutat e fundit të ndeshjes Widzew Lodz – Zaglebie, 2 - 0, e vlefshme për javën…

8 minutes ago

Dimitrieska-Koçoska vlerësohet me çmim ndërkombëtar për menaxhimin e borxhit publik të Maqedonisë

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në Stamboll pranoi çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Liability Management Deal of the Year” për vitin 2026,…

9 minutes ago

Shehaj nga protesta: Ky është sheshi i pavarësisë së re, për një Shqipëri pa korrupsion

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj i ka uruar të gjithë shqiptarëve gëzuar ‘Festën e Pavarësisë’ nga bulevardi ‘Dëshmorët e…

14 minutes ago

Amir Hoxha apologizes to Bashkim Jashari and resigns from his post

Amir Hoxha, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, ka kërkuar falje publike ndaj Bashkim Jasharit për përdorimin e…

14 minutes ago