showbiz

“Jam shumë e bukur për të qenë fëmija juaj”, vajza detyron nënën të bëj ADN, fundi i hidhur i familjes

Në shumicën e filmave dramatikë që njerëzit shikojnë, komploti i historisë zakonisht flet për protagonistët që ndahen nga prindërit e tyre dhe më pas birësohen nga një familje tjetër. Një studente kolegji 21-vjeçare në Kinë beson se ky është rasti i saj. Ajo pretendon se nuk i ngjan prindërve të saj dhe se ata preferojnë më shumë motrat e saj sesa atë. Prandaj, ajo mendon se mund të jetë e birësuar.

Këto dyshime ajo i ndau edhe me prindërit e saj duke i akuzuar se e kanë birësuar madje nga një familje e pasur.

Të lidhura

None found

Nxënësja mendon se është shumë e bukur për prindërit e saj të zakonshëm, pasi ngjyra e saj e flokëve është bionde. Në një familje prej pesë anëtarësh, ajo është e vetmja me ngjyrë të ndryshme flokësh.

Prindërit e saj fermer e regjistruan në fakultet dhe i mundësuan vajzës edhe një shtëpi të sajën. Për këtë arsye dyshimet e saj u shtuan më shumë dhe ajo beson se paratë janë dhënë fshehurazi nga prindërit e saj të vërtetë.

Një tjetër detaj që e bëntë të dyshonte ishte fakti se sipas saj prindërit e qortonin dhe e rrihnin gjithmonë atë në rast se zihej me motrat e saj.

Një ditë, ajo kërkoi një test të ADN-së nga nëna e saj. Duke e kërcënuar, ajo i tha:

“Meqë nuk do që unë të bëj një jetë të begatë, e gjithë familja nuk do të ketë një jetë të qetë!”

Ajo gjithashtu i tha nënës së saj se nëse zbulojnë vendndodhjen e prindërve të saj biologjikë, ajo u premtoi se do t’ua kthejë kur të bëhet e pasur.

Fillimisht, nëna nuk pranoi të bënte testin e ADN-së pasi mendon se vajza e saj është thjesht absurde. Pavarësisht se si u përpoq të provonte se është nëna biologjike e vajzës së saj, studentja e kolegjit nuk do ta besonte. Në zemërim e sipër, vajza iku nga shtëpia dhe jetonte e vetme në shtëpinë që i kishin blerë prindërit.

Më në fund, duke iu dorëzuar kërkesës budallaqe të së bijës, nëna pranoi të bënte një test të ADN-së. Rezultati tregoi se ajo ishte vërtet nëna biologjike. Edhe pse studentja më në fund u bind, ajo ngurronte të përballej me familjen e saj dhe qëndroi në shtëpinë e saj. Ajo kurrë nuk u kthye në shtëpi tek familja e saj, përcjell Albeu.com.

të fundit

Zjarr në çatinë e një pallati në Korçë

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në një pallat në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës. Flakët kanë…

5 minutes ago

Maximum 15-year sentence and return of files to Kosovo: what changes in PDK’s draft law for the Special Court?

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka proceduar zyrtarisht në Kuvendin e Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për…

13 minutes ago

The Hague’s decision on former KLA leaders shakes Kosovo’s political scene – what are the next scenarios?

Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka…

13 minutes ago

Lir Veseli joins student protest against The Hague ruling

Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare…

14 minutes ago

Kurti in the US: diaspora and American investors discuss opportunities in Kosovo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim…

14 minutes ago

Klaus Zellmer do të drejtojë Volvo Cars, ndërsa Samuelsson do të mbikëqyrë tranzicionin deri në vitin 2027

Prodhuesi suedez i automjeteve, Volvo, duket se ka gjetur drejtuesin e tij afatgjatë.Klaus Zellmer do ta marrë detyrën jo më…

15 minutes ago