lifestyle

“Jam shumë e bukur për të qenë fëmija juaj”, vajza detyron nënën të bëj ADN, fundi i hidhur i familjes

Në shumicën e filmave dramatikë që njerëzit shikojnë, komploti i historisë zakonisht flet për protagonistët që ndahen nga prindërit e tyre dhe më pas birësohen nga një familje tjetër. Një studente kolegji 21-vjeçare në Kinë beson se ky është rasti i saj. Ajo pretendon se nuk i ngjan prindërve të saj dhe se ata preferojnë më shumë motrat e saj sesa atë. Prandaj, ajo mendon se mund të jetë e birësuar.

Këto dyshime ajo i ndau edhe me prindërit e saj duke i akuzuar se e kanë birësuar madje nga një familje e pasur.

Të lidhura

None found

Nxënësja mendon se është shumë e bukur për prindërit e saj të zakonshëm, pasi ngjyra e saj e flokëve është bionde. Në një familje prej pesë anëtarësh, ajo është e vetmja me ngjyrë të ndryshme flokësh.

Prindërit e saj fermer e regjistruan në fakultet dhe i mundësuan vajzës edhe një shtëpi të sajën. Për këtë arsye dyshimet e saj u shtuan më shumë dhe ajo beson se paratë janë dhënë fshehurazi nga prindërit e saj të vërtetë.

Një tjetër detaj që e bëntë të dyshonte ishte fakti se sipas saj prindërit e qortonin dhe e rrihnin gjithmonë atë në rast se zihej me motrat e saj.

Një ditë, ajo kërkoi një test të ADN-së nga nëna e saj. Duke e kërcënuar, ajo i tha:

“Meqë nuk do që unë të bëj një jetë të begatë, e gjithë familja nuk do të ketë një jetë të qetë!”

Ajo gjithashtu i tha nënës së saj se nëse zbulojnë vendndodhjen e prindërve të saj biologjikë, ajo u premtoi se do t’ua kthejë kur të bëhet e pasur.

Fillimisht, nëna nuk pranoi të bënte testin e ADN-së pasi mendon se vajza e saj është thjesht absurde. Pavarësisht se u përpoq shumë të provonte se është nëna biologjike e vajzës së saj, studentja e kolegjit nuk do ta besonte. Në zemërim e sipër, vajza iku nga shtëpia dhe jetonte e vetme në shtëpinë që i kishin blerë prindërit.

Më në fund, duke mos i rezistuar kërkesës të së bijës, nëna pranoi të bënte një test të ADN-së. Rezultati tregoi se ajo ishte vërtet nëna biologjike. Edhe pse studentja më në fund u bind, ajo ngurronte të përballej me familjen e saj dhe qëndroi në shtëpinë e saj. Ajo kurrë nuk u kthye në shtëpi tek familja e saj, përcjell Albeu.com.

të fundit

Liverpooli gati të subvencionojë pagën e Slotit për ta sjellë në krye të Holandës

Liverpooli është i gatshëm ta ndihmojë Arne Slotin të marrë drejtimin e Kombëtares së Holandës, duke mbuluar një pjesë të…

38 minutes ago

Terry: Bellingham po dominon si Zidane dhe po mbart mbi supe shpresat e Anglisë

Legjenda e Anglisë, John Terry, ka bërë një krahasim të madh për Jude Bellinghamin, duke thënë se mesfushori i Real…

2 hours ago

Mesazh sfidues nga Rabiot: Franca më e fortë se kurrë, pa frikë ndaj Spanjës

Mesfushori i Francës, Adrien Rabiot, ka dërguar një mesazh të fortë përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës,…

2 hours ago

Pushimet e hidratimit, burimi i ri miliardësh i FIFA-s – revolucioni që po ndryshon futbollin

Revolucioni më i madh i Kupës së Botës 2026 nuk ka të bëjë me formatin e ri të garës apo…

3 hours ago

Sara Mila: PS and Rama Will Not Resign, Everything Is Going Well, We Are Heading Toward the EU

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka deklaruar se Rama nuk e ka fare ndërmend dorëheqjen dhe se po integron…

3 hours ago

Lawyer Hodaj warns of lawsuit against deputies absent from presidential election session

Avokati Taulant Hodaj ka befasuar me një deklaratë të tij. Ai ka paralajmëruar padi ndaj të gjithë deputetëve të cilët…

3 hours ago