showbiz

“Ishte një natë që isha pranë vdekjes”, Kastro Zizo tregon për herë të parë si hoqi dorë nga abuzimi me alkoolin dhe drogërat

Për një kohë relaltivisht të gjatë Kastro Zizo kishte qëndruar larg televizonit, duke ju përkushtuar familjes së tij, sidomos djalit të vogël, por edhe karrierës në muzikë e bizneve që ka krijuar. Megjithatë këtë verë artisti duket se ka bërë rikthimin e tij në ekran, jo me një por me dy emisione, “Kasketa” dhe “Summer Wine”, me të dyja formatet që do të na shoqërojnë gjatë gjithë stinës së nxehtë.

Në lidhje me të rejat e projekteve të tij Kastro ka folur në emisionin “Ditë pas Dite”, ku po ashtu ka rrëfyer për moderatoren Fjodora Fjora edhe një pjesë të vështirë të jetës së tij personale, pikërisht abuzimin me alkoolin dhe drogërat dhe se si arriti që të largohej prej tyre.

Të lidhura

None found

Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Klevis Bega, tha se momenti kur vendosi të bënte ndryshimin në jetë ishte një natë kur kishte pasur probleme me shëndetin, më saktë me luhajtet e mëdha të tensionit, madje duke qenë edhe në prag të vdekjes. Me babain e tij pranë, ai kishte vendosur që për hir të familjes, bashkëshortes, fëmijëve e njerëzve të tjerë, por edhe për hir të vetes së tij, kishte marrë vendimin për t’i dhënë fund abuzimit dhe për t’i dhënë vete një shans të dytë.

Po ashtu ai tha se “shtylla” ku është mbështetur në periudhën e vështirë të largimit nga pijet alkoolike dhe drogërat ka qenë bashkëshrotja e tij Sara, e cila sipas Kastros ka ndër të tjera nerva të hekurta që arrin ta përballojë, por duke qenë mirënjohës që i ka qëndruar gjithnjë pranë. Nga ana tjetër artisti pranoi se është penduar gjatë kësaj kohe për ato cka ka bërë në kohën e abuzimit të tij, për dëmin që i ka shkaktuar personave rrotull dhe për dhunën psikologjike që kanë përjetuar.

E ndërsa është duke kaluar një periudhë të lumtur në jetën e tij, Kastro u shprej se i biri, Dante, i ka ndryshuar jetën dhe të qënit baba 36 vjec e ka bërë të kuptojë më shumë gjërsa, ndër to se dëshiron të bëjë edhe më shumë fëmijë në të ardhmen.

të fundit

Nga koreografia dhe mesazhet e tifozëve te debutimi i Osmanit e festa e Muriqit – 10 momente të veçanta nga Kosova–Irlanda

Ndeshja mes Kosovës dhe Irlandës nuk ishte vetëm një 90-minutësh futbolli në “Fadil Vokrri”. Që nga momentet para fillimit e…

59 seconds ago

Erblin Osmani vendos rekord te Kosova, debutimi i 17-vjeçarit vlerësohet nga Franco Foda

Erblin Osmani ka hyrë në historinë e Kombëtares së Kosovës.Talenti i Bayern Munichut, në moshën vetëm 17 vjeç, 4 muaj…

7 minutes ago

Kurti on Kosovo’s victory over Ireland: “The Dardans” played an excellent match at “Fadil Vokrri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së Kombëtares së Kosovës ndaj Irlandës në “Fadil Vokrri”. Kosova triumfoi…

32 minutes ago

Assembly Presidency to meet on Friday; parties announce next steps

Njoftimi i Gjykatës Kushteutese, ka rezultuar me paralajmërimet për veprimet e para nga partitë politike parlamentare. Derisa nga PDK kanë…

33 minutes ago

‘It is not a romantic story’/ Lala on the Vlora Hyseni case: The most serious SPAK has ever had

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur mbrëmjen e sotme se skandali i ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit nuk duhe të trajtohet…

34 minutes ago

Requested a phone examination outside Albania,” journalist reveals details from former intelligence chief’s questioning; analyst drops bombshell: Vlora Hyseni…

Ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni raportohet se ka kërkuar ekspertim të celularit jashtë Shqipërisë. Aparati telefonik i…

34 minutes ago