Si një ish-finaliste dhe ish-banore e formatit “Big Brother Vip”, moderatorja Einxhel Shkira ka komentuar së fundmi disa situata të ndodhura në këtë edicion të dytë të reality-show -t.
Teksa në Prime-in e mbrëmshëm po diskutohej klipi për sjellet e banorëve kundrejt njëri-tjetrit, Arbana Osmani mes të tjerash u shpreh se të gjithë do të dënoheshin pasi kanë thyer rregullat duke mosrespektuar të tjerët.
None found
Einxhel ka reaguar gjatë spektaklit live, përmes një statusi në Twitter.
“Ku ishin vjet rregullat”, ka shkruar Einxhel, dukshëm drejtuar produksionit për ngjarjet dhe debatet e ndodhura vitin e kaluar.
Më tej Einxhel ka pasur diçka për të thënë edhe për njërën nga banoret e këtij sezoni, aktoren Olta Gixhari. Moderatorja ka kujtuar një episod ku ka pasur një takim me të.
“Funny story: Në prill të ditëlindjes së Monikës, shkoj në tualet dhe dy vajza më njohën, më folën, më komplimentuan etj… Së bashku me to ishte dhe O, e cila bëri si e hutuar nga biseda jonë dhe kërkoi një ndjesë hipokrite që s’më njihte dhe se hapte kurrë TV e s’kishte parë apo dëgjuar për “BBVA”… Heh”– thuhet në statusin e plotë të Einxhel.
Por përpos statusit, ajo ka zbuluar edhe diçka tjetër në seksionin e komenteve, duke iu përgjigjur një ndjekësi. Ky i fundit shprehu dëshirën që moderatorja të shkojë në “BBVA” si opinioniste, por përgjigja e Einxhel habiti jo pak.
Moderatorja u përgjigj duke shkruar: “Ndoshta nuk mundem… pasi thashë “JO”, duke zbuluar që jo vetëm është ftuar për të qenë opinioniste e programit, por e ka refuzuar ftesën.
Argjentina e ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026, duke…
Algjeria dhe Austria kanë barazuar 3-3 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026, një…
Një nga risitë më të mëdha të Kupës së Botës 2026 ka qenë futja e pushimeve për hidratim. FIFA vendosi…
Kolumbia ishte shumë pranë ta mbyllte fazën e grupeve me fitore ndaj Portugalisë, por një vendim i teknologjisë VAR i…
Republika Demokratike e Kongos ka shkruar historinë në Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë kualifikimin në…
Kolumbia dhe Portugalia kanë barazuar pa gola (0-0) në ndeshjen e fundit të Grupit, rezultat që u mjaftoi të dyja…