Categories: sport

Barazim dramatik në fund, Austria dhe Algjeria sigurojnë bashkë kualifikimin

Austria dhe Algjeria e mbyllën me barazim 3-3 përballjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026, një rezultat që i kualifikoi të dyja përfaqësueset në fazën e 1/16-ës.

Skuadra austriake zhbllokoi ndeshjen në minutën e 28-të, kur David Alaba dha një pasim të saktë për Marko Arnautovic, i cili nuk gaboi dhe realizoi për 1-0.

Të lidhura

None found

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Algjeria riktheu ekuilibrin. Në minutën e 45-të, Rafik Belghali finalizoi bukur një aksion individual dhe e dërgoi topin pas Alexander Schlager për 1-1.

Në fraksionin e dytë të lojës, Austria mori sërish epërsinë në minutën e 55-të. Konrad Laimer shërbeu për Marcel Sabitzer, ndërsa ky i fundit shënoi menjëherë për 2-1.

Përgjigjja e Algjerisë erdhi shumë shpejt. Vetëm pesë minuta më vonë, Houssem Aouar asistoi për Riyad Mahrez, i cili me portën e zbrazët përpara e pati të thjeshtë të dërgonte topin në rrjetë për 2-2.

Drama kulmoi në kohën shtesë, kur sfida mori një rrjedhë të jashtëzakonshme. Në minutën e 90+4, kur dukej se Algjeria po i afrohej fitores, Riyad Mahrez shënoi golin e tretë për ekipin e tij. Pas një aksioni të shpejtë, kapiteni algjerian u gjend në pozitë ideale dhe me një goditje të saktë mposhti portierin austriak për 3-2.

Por edhe Austria reagoi në çastet e fundit. Në minutën e 90+6, Saša Kalajdžić përfitoi nga një rast brenda zonës dhe e çoi topin në rrjetë, duke firmosur barazimin 3-3.

Me këtë rezultat, të dyja kombëtaret siguruan kalimin në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës, pas një dueli të mbushur me emocione, kthesa dhe gola deri në vërshëllimën e fundit.

të fundit

Pacolli njofton komision të ri për mbikëqyrjen e odave të arkitektëve dhe inxhinierëve

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se është krijuar Komisioni i ri Mbikëqyrës për…

2 minutes ago

Duka për ligjin e sponsorizimeve, biletat dhe zgjedhjen mes Sylvinhos e Maran

Presidenti Armand Duka ka dhënë së fundmi një intervistë për televizionin “Klan News” [...]Read More...

7 minutes ago

Akt dëshpërimi”, Lionel Messi përballet me kritika të rralla nga kampioni i botës

Legjenda e Argjentinës, Jorge Valdano, ka kritikuar ashpër Lionel Messin për një veprim gjatë finales së Kupës së Botës 2026,…

8 minutes ago

Raporti republikan: Krimet e Epstein mund të ishin ndalur, drejtësia dështoi dhe lidhjet e fuqishme e mbrojtën

Autoritetet federale amerikane mund të kishin parandaluar krimet e Jeffrey Epstein pas vitit 2005, nëse hetuesit dhe prokurorët nuk do…

8 minutes ago

Nga paraburgimi, Meta kërkon zhbërjen e paktit Rama-Berisha të vitit 2008: Lista 100% të hapura dhe rikthim të balotazhit vendor

Ish-presidenti Ilir Meta, ka reaguar nga paraburgimi lidhur me Reformën Zgjedhore, duke kërkuar ndryshime të thella në sistemin politik dhe…

19 minutes ago

Kosova mposhtet sërish nga Italia, ndeshja me Gjeorgjinë vendimtare për kualifikimet

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbjen e dytë radhazi nga Italia në kuadër të Grupit 10 të raundit…

27 minutes ago