showbiz

Ish-misi bën dedikimin e veçantë ndaj partnerit të saj

Ish-missi Sara Gjordeni, ka bërë një dedikim të ëmbël ndaj bashkëshortit të saj, Bardhi Idrizit, teksa ka postuar një imazh ku ky i fundit mban në krah vajzën e trye dhe e ushqen.

Para se të vinte në jetë vajza e tyre Nea, Sara teksa në një intervistë ka treguar një nga periudhat më të vështira financiare, gjatë marrëdhënies me Bardhin, kur ky i fundit prishi marrëveshjen me menaxherin e tij.
Sara u shpreh se Bardhi mbeti pa para, por ia kanë dalë falë punës që vetë ajo bëntë, por edhe mbështetjes familjare.

Të lidhura

None found

Gjatë kësaj periudhe të vështirë financiare, Bardhi i ka premtuar Sarës se për çdo gjë që ajo ka bërë do t’ia kthejë dyfish.

Ish-modelja tha se kjo situatë tashmë ka kaluar, pasi Bardhi gjatë verës ka bërë shumë koncerte.

“Është e pamundur që njerëzit ta imagjinonin Bardhin në pozicionin e një djali që realisht ka ngelur pa lekë. Por unë duke ardhur nga fusha e ligjit e di shumë mirë që kontratat e gabuara nuk është çudi të të lënë edhe zero. Gjatë kohës që Bardhi nuk ka punuar, dua të theksoj që kënga është shkruar në prill-maj. Ka qenë një periudhë kur Bardhi nuk ka punuar fare, nuk ka pasur asnjë të ardhur. E vetmja që punoja kam qenë unë. Unë kam një familje që më ka ndihmuar. Bardhi ka qëndruar një djalë zotëri dhe këtë të dalën më vete si çift e morëm të dy si sfidë dhe nuk donim ti zgjasnim dorën familjeve. Bardhin e ka munduar si kryefamiljar kjo pamundësia e tij. Jo se ne nuk kemi paguar qiranë, apo kemi mbetur pa bukë. Bardhi vetë si individ i ka pasur këto vështirësi, por kam qenë unë që edhe me ndihmën e fëmijës, sepse familja nuk të lë. Kjo situatë ka kaluar, nuk jemi më në atë situatë, sepse Bardhi ka bërë shumë koncerte gjatë verës, punoi fort dhe nuk jemi më në atë situatë.

Bardhi ka shkuar në Kosovë për të mbyllur deal për herë të fundit. Më tha: Sara unë nuk e bëj dot më këtë gjë, por duhet të dish diçka, në rast se unë këtë deal e ndërpres jam vetëm unë. I thashë ca do të thotë vetëm ti? Ka kapur xhaketën dhe tha “vetëm unë”. Është kthyer nga Kosova dhe tek dera më tha: Të futem? Unë e mora e futa brenda dhe i thashë: Ça po thua?! Bardhi mendon se cdo gje e mirë që ka bërë do ti kthehet. Më thoshte Sara e di që tani nuk kam asgjë, por të premtoj se të gjitha gjerat që po bën ti për mua do ti kthej dy fish”, tregoi Sara Gjordeni.

Tags: bardhisara

të fundit

Abdixhiku: LDK-ja nuk do t’i nxisë qytetarët përballë njëri-tjetrit pas tensioneve në Kuvend

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar edhe për tensionet e djeshme në Kuvend. Ai ka thënë…

10 minutes ago

Divjaka Protests for the 18th Consecutive Day Against the Socialist Party’s Proposal to Merge the Municipality with Lushnja

Divjaka ka dalë në shesh në ditën e 18 për të kundërshtuar projektin e reformës që shkrin bashkinë me Lushnjen.…

1 hour ago

“Duam sezon të madh”, Thibaut Courtois zbulon edhe kërkesën e veçantë të Jose Mourinhos

Thibaut Courtois ka zbuluar kërkesën kryesore të Jose Mourinhos për futbollistët e Real Madridit gjatë fazës përgatitore, duke treguar se…

1 hour ago

Horoskopi 18 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Dashi i dashur, ka ardhur koha të riorganizoni pak jetën tuaj profesionale por edhe atë private. Merrni këtë ditë…

1 hour ago

Divjaka proteston për të 18-ën ditë kundër propozimit të PS për bashkimin e bashkisë me Lushnjen

Divjaka ka dalë në shesh në ditën e 18 për të kundërshtuar projektin e reformës që shkrin bashkinë me Lushnjen.…

2 hours ago

We Were Changing the Spark Plugs,” One of the Injured Recounts Moment Speedboat Exploded in Vlora: Spilled Gasoline Caught Fire

Katër persona pësuar djegie të rënda si pasojë e shpërthimit të motorit të një skafi në Porto Palermo të Vlorës.…

2 hours ago