showbiz

“Bardhi pa ko*kërr leku”/ Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

E ftuar në “Goca dhe Gra” ishte Sara Gjordeni, e cila ka sqaruar të gjithë “zhurmën” që shkaktoi kënga e fundit e Bardhit, i cili thoshte se kishte ngelur pa punë pasi ‘të gjithë më braktisën’.

Sara foli për vështirësitë e mëdha financiare që ka kaluar gjatë muajve të shtatëzanisë, të cilat Bardhi i kishte shkruar në këngë.

Të lidhura

None found

“Bardhi ka pasur hite, ishte e pamundur ta imagjinonin në pozicionin e një dali pa lekë. Por kontratat e gabuara nuk është çudi të të lënë 0. Kjo ka ndodhur me Bardhin.

Kënga është shkruar në periudhën prill-maj. Një muaj e gjysmë që nuk ka punuar fare, nuk ka pasur asnjë lloj burimi të ardhurash, vetëm unë punoja.

Kam një familje që më ndihmon financiarisht, por Bardhi ka qëndruar si zotëri dhe nuk donim t’i zgjasnim dorën njeriu. Bardhi vet si individ ka pasur vështirësi, por jo se nuk i kemi pasur ato kushte, kam pasur mbështetjen nga familja.

Dua ta ritheksoj se kjo situatë ka kaluar, Bardhi pati koncerte gjatë verës dhe nuk jemi më në atë situatë, disa reagime s’më kanë bërë shumë sens”-tregoi Sara.

Ajo u pyet edhe për ish- menaxherin e këngëtarit, një miqësi e ngushtë, për krisjen e së cilës shumë fajësojnë Sarën.

“Unë nga brenda Big Brother e kam respektuar dhe përshëndetur atë person, herë pas here. Kur dola, pashë që ky zotëria nuk kishte lënë emision pa dalë dhe disa postime, për të cilat dhe publiku nuk ishte dakord. Ekzistonte dhe një foto e Heidit me Bardhin, me përshkrimin; ‘sa bukur duken këta të dy, ju si mendoni?’- u shpreh Sara.

Sara u shpreh se edhe Bardhi, i ka kërkuar llogari pas daljes, për të gjitha deklaratat e tij.

Ndër të tjera, Sara u shpreh se bashkëpunimi mes Bardhit dhe ish-menaxherit të tij, nuk është ndërprerë për shkakun e saj, por kanë qenë arsye të tjera në mes, profesionale.

të fundit

Restoranti me dy yje “Michelin” shërbeu sorbet me milingona të zeza, pronarja dënohet me 11 mijë dollarë gjobë

Pronarja e një restoranti me dy yje ‘Michelin’ në Korenë e Jugut i ka shpëtuar dënimit me burg në një…

6 minutes ago

Gjendet në pellg trupi i 3-vjeçarit, babai: Noah ishte i ëmbël, i pafajshëm dhe plot dashuri

Babai i 3-vjeçarit, Noah Woods, që dyshohet se është mbytur në një pellg pasi u largua nga gjyshi i tij,…

11 minutes ago

82-vjeçari nga Kosova ndërron jetë në plazhin e Velipojës

Një i moshuar nga Kosova ka humbur jetën sot në plazhin e Velipojës. Policia e Shqipërisë njoftoi se rreth orës…

26 minutes ago

Murati expects appeal against verdict for former KLA leaders

Deputeti i Frontit Evropian, Sali Murati, pret që të parashtrohet ankesë për aktgjykimet e shqiptuara ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim…

28 minutes ago

82-year-old man from Kosovo dies in Velipojë after suspected cardiac arrest at sea

Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të enjte në plazhin e Velipojës. Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth…

29 minutes ago

Erdogan: EU membership is no longer a priority for Turkey, Europe will be the one to lose

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë, megjithëse Ankaraja nuk e përjashton mundësinë…

29 minutes ago