Ish-banori i shtëpisë së Big Brother Vip Albania, Marius Dervishi, apo siç njihet ndryshe si Zebërvoki, ka folur për rrugëtimin e tij në shtëpinë e famshme. Ai u eleminua nga shtëpia e BBV4 të shtunën, pas 13 ditësh pjesë e lojës. Zebërvoki ka folur më shumë për eksperiencën e tij në garë, planet tani që ka dalë, si edhe është ndalur tek banorët e tjerë të BBV.
Kë takove në fillim pasi dole nga shtëpia e BBV4?
None found
Dervishi: Familjen, shokët e ngushtë, kolegët. Kur shkova në shtëpi, nëna ishte në gjumë, nuk e priste që të dilja dhe në fillim nuk po e besonte. Pastaj tha: “Shyqyr që dole se do vija aty të të nxirrnin”, se nuk po rrinte dot ma mua. Ka qenë periudha më e gjatë që kam qëndruar larg. Kam dalë fiks në kohën e duhur. Nëna është dhe me tension dhe zemër dhe kishte probleme kur kam qenë unë në shtëpi.
Pyetje: A fiton më shumë nga puna si polic, apo në rrjetet sociale dhe filma?
Dervishi: Nga puna si polic normal, se kemi rrogë shumë të mirë, 650 mijë lekë.
Sigurisht që ishte ironi. Nëse ka diçka që më mban këtu është pasioni im për punën. E kam lobuar në shumë situata në shtëpi se çfarë vështirësie ka ky profesion. Rroga nuk del as për karburant dhe cigare. Unë jam familjar, jam unë dhe partnerja ime që punojmë, nëna dhe babai jo.. Nëse do kisha ngelur tek rroga e policisë do kisha vdekur për bukë
Në një prononcim për News24, një protestues që përfundoi në polici gjatë protestës së 28 Nëntorit, deklaroi se u shoqërua…
Stadiumi “Merkur Spiel-Arena” i Dyseldorfit në GjermaniBoksieri shqiptar, Nelson Hysa zhvilloi ndeshjen më të rëndësishme në karrierë, atë ndaj Agit…
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë të ditur se drafti i nismës së re ligjore për Dhomat e Specializuara…
Komandanti i KFOR, Roberto Vergori, ka zhvilluar vizitë te Ura e Ibrit në Mitrovicë, duke theksuar përkushtimin për siguri dhe…
“Al Jazeera”, i ka kushtuar një artikull protestës antiqeveritare të zhvilluar më 28 nëntor në Tiranë, ku pati përplasje mes…
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj raportit të Qeverisë Kurti, duke vënë në pikëpyetje pretendimin për ndërtimin e…