Categories: showbiz

Infeksionet lidhen me rreth një në tetë raste kanceri në botë

Rreth 2.3 milionë diagnoza të reja të kancerit në vitin 2024 u shkaktuan nga infeksionet, sipas një studimi të ri. Gjetjet nxjerrin në pah se vaksinimi mund të ndihmojë në parandalimin e një pjese të rasteve.

Të lidhura

None found

Studimi u botua në revistën The Lancet Oncology dhe u krye nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit, e cila është pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sipas tij, infeksionet shkaktojnë afërsisht një në tetë raste të kancerit në botë.

Mes shkaktarëve më të përhapur janë Helicobacter pylori, bakter i zakonshëm i stomakut, dhe virusi i papillomës njerëzore (HPV). Të dy së bashku përbëjnë shumicën e rasteve të lidhura me infeksionet.

Në listën e faktorëve të tjerë kryesorë përfshihen viruset e hepatitit B dhe C, si edhe virusi Epstein-Barr. Ky i fundit është lidhur së fundmi me më shumë lloje kanceri nga sa mendohej më parë.

Një pjesë e madhe e këtyre rasteve mund të shmanget, theksojnë studiuesit. Vaksinimi kundër HPV-së dhe hepatitit B, kontrollet e rregullta dhe trajtimi me barna antivirale mund të kontribuojnë në uljen e barrës së sëmundjeve.

Mbi tri të katërtat e rasteve regjistrohen në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku mundësitë për të marrë shërbime shëndetësore janë më të pakta.

Sipas studiuesve, vaksinimi dhe zbulimi në fazë të hershme mund të kenë ndikim të rëndësishëm në parandalimin e kancerit./TAR

të fundit

Putin unveils the Perm, Russia’s first nuclear-powered submarine equipped with Zircon hypersonic missiles

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia do të vijojë modernizimin e flotës së saj detare, duke shprehur besimin…

52 seconds ago

Dinamo pëson katër gola ndaj Partizanit, Luan Pinari kritikon arbitrin dhe VAR-in: Nuk ishte në nivelin e derbit

Luan Pinari Dinamo bie në shtëpi, duke marrë humbjen e tretë radhazi në derbin e qytetit ndaj Partizanit [...]Read More...

3 minutes ago

Barcelona vlerëson të ardhmen e Koundes, Chelsea rikthehet në garë për mbrojtësin

Barcelona mund të shqyrtojë shitjen e Jules Koundes gjatë verës së ardhshme, në rast se në adresë të klubit arrin…

3 minutes ago

Santiago Abascal dhe rrugëtimi i Vox drejt pushtetit në Spanjë: lideri i së djathtës ekstreme që synon qeverinë

Santiago Abascal, lideri i partisë së ekstremit të djathtë Vox, është shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme të…

9 minutes ago

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, përfundojnë në spital tre persona

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Orikum, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake,…

16 minutes ago

‘A ekziston shpirti binjak?’/ Ronela Hajati zbulon anën e saj më të panjohur për publikun

E guximshme dhe pa filtra kur bëhet fjalë për të shprehur atë që mendon, por kur vjen puna te dashuria,…

22 minutes ago