Categories: showbiz

Imituesi i Tom Cruise “pushton” stadiumin e San Francisco Giants, tifozët të shokuar: A është vërtet ai?

Një imitues i Tom Cruise u bë qendra e vëmendjes në një ndeshje të San Francisco Giants, teksa doli në terren për të gjuajtur topin e parë i veshur si personazhi Pete “Maverick” Mitchell nga filmi legjendar “Top Gun”.

Të lidhura

None found

Shfaqja e tij u organizua në kuadër të përvjetorit të 40-të të filmit, por ngjashmëria e habitshme me yllin e Hollivudit bëri që shumë tifozë të mendonin në çast se kishin përballë aktorin e vërtetë.

“A është me të vërtetë ai Tom Cruise?”, u shpreh dikush, teksa një tjetër vuri në dukje në Instagram se ai kishte kopjuar në mënyrë të përkryer pamjen, të qeshurën dhe buzëqeshjen karakteristike të aktorit.

Një koment tjetër shprehte habinë: “Ky burrë i ngjan më shumë Tom Cruise se sa vetë Tom Cruise… Mendova se ishte inteligjencë artificiale”. Një tjetër ndërhyri i hutuar: “Është imitues apo IA? Nuk po e dalloj dot më”.

Imituesi në fjalë quhet Jerome LeBlanc dhe njihet me pseudonimin “Tom Cruise i Kalifornisë”. Ai ka rrëfyer më parë se e zbuloi rastësisht mundësinë për ta shndërruar ngjashmërinë me protagonistin e “Risky Business” dhe “Top Gun” në një karrierë.

“Kur u zhvendosa nga Montreali në Los Anxhelos, njerëzit vazhdimisht më thoshin se i ngjaja Tom Cruise. Kështu që vesha uniformën e aviatorit nga ‘Top Gun’ dhe provova të bëja performanca rrugore. Për habinë time, rezultati ishte i jashtëzakonshëm. Fitoja më tepër të ardhura se sa nga puna ime si barist”, tregoi LeBlanc në një intervistë për Cockpit USA.

Ai ka sqaruar se njerëzit zakonisht nuk e gabojnë realisht me Tom Cruise, edhe për shkak të hendekut gati 30-vjeçar në moshë që i ndan. Megjithatë, LeBlanc pohon se njerëzit shpesh rrotullohen për ta vështruar sërish dhe i afrohen për t’i thënë se sa shumë i përngjan yllit të kinemasë.

Sot, imituesi ka ndërtuar gjithashtu një prani të fuqishme në mediat sociale, sidomos në TikTok, ku e ndjekin mbi 770 mijë persona.

të fundit

Marjana Koçeku për median polake TVP World: Korrupsioni, plaga më e madhe e Shqipërisë

Në një intervistë për televizionin polak TVP World, në emisionin World Talks, deputetja e pavarur Marjana Koçeku foli për krizën…

9 minutes ago

Laçi synon kthesën në fushën e vet, Partizani udhëton me objektiv të qartë! Nis përballja

LIVELaçi 0 – 0 Partizani1’ – Nis sfida në stadiumin “Laçi” [...]Read More...

12 minutes ago

Fillon përballja në “Selman Stërmasi”, Tirana synon surprizën e madhe dhe Teuta s’ka më vend për gabime

LIVETirana 0 – 0 Teuta1’ – Shkelmohet topi në ndeshjen Tirana – Teuta [...]Read More...

13 minutes ago

Protestuesi akuzon policinë për thyerjen e hundës së djalit student: Qëndroi tre ditë në qeli

Një protestues, nga protesta e PD, ka denoncuar në një prononcim për gazetaren e News24, Xhensila Kodra, dhunën ndaj djalit…

20 minutes ago

Komisioni historik RMV-Bullgari mbyll takimin pa marrëveshje, raundi i radhës zhvillohet në Sofje

Takimi i fundit i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së…

22 minutes ago

Gostivar, arrestohet 60-vjeçari që dyshohet se detyronte nënën e tij 80-vjeçare të lypte

Një 60-vjeçar nga Gostivari dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore e ka detyruar nënën e tij 80-vjeçare, e…

23 minutes ago