Produksioni i “Ferma VIP” ka ndërprerë para kohe izolimin për Ilir Shaqirin, Zhakun dhe Mimoza Ahmetin, duke i rikthyer ata në ambientet e përbashkëta të fermës.
Vendimi ka ardhur përmes një zarfi zyrtar të lexuar brenda shtëpisë, ku sqarohet se shkak për këtë lëvizje janë bërë thyerjet e përsëritura të rregullave nga ana e banorëve të dënuar.
None found
Sipas njoftimit të Agait, përgjatë 24 orëve të fundit, Iliri dhe Zhaku kanë marrë dhe kanë konsumuar ushqim nga ferma brenda tendës së “fakirit”, veprim ky që ishte rreptësisht i ndaluar sipas kushteve të penalizimit të tyre.
Për shkak të kësaj mosbindjeje të vazhdueshme, izolimi në çadër është anuluar për t’u hapur rrugë masave të tjera.
“Atëherë… Iliri dhe Zhaku gjatë këtyre 24 orëve kanë thyer vazhdimisht rregullat e komunikuara në spektakël, ku nuk do të duhej të merrnin e të konsumonin ushqim nga ferma në tendën e ‘fakirit’.
Që nga ky moment, me leximin e zarfit, Iliri, Zhaku dhe Moza mund të kthehen në fermë për të vijuar bashkëjetesën me të tjerët, të cilët gjithashtu mund të relaksohen për dënimin për të mos komunikuar.
Të premten, përgjatë spektaklit, do të komunikohet vendimi zyrtar nga Agai. Kështu që mund të vini e të ktheheni në fermë.”
Prokurori i Specializuar, Joshua Hafetz, ka vazhduar gjatë seancës në Hagë paraqitjen e provave në çështjen ndaj Hashim Thaçit dhe…
Qeveria gjermane po shqyrton masa më të ashpra kundër të ashtuquajturës “flotë hije” ruse, e cila dyshohet se përdoret nga…
Autoritetet moladave konfirmuan se një dron rus hyri në hapësirën ajrore të Moldavisë dhe vonoi nisjen e avionit me të…
Rreth 332 mijë kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare janë paraqitur në vendet e Bashkimit Evropian dhe në katër vendet e asociuara…
Presidenti amerikan, Donald Trump i vendosa sërish në pozitë të vështirë aleatët europianë: Shefi i Shtëpisë së Bardhë kërkoi që…
Gushti i vitit 2026 ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, me temperaturat globale që arritën 1.65°C mbi nivelet…