showbiz

Ilir Shaqiri e tradhtoi për tre vite, gruaja e tij flet për herë të parë: Nuk e justifikoj (FOTO LAJM)

Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, Ilir Shaqiri rrëfeu për tradhtinë dhe mënyrën si ai dhe bashkëshortja shpëtuan martesën. Për këtë u komentua shumë gjatë dhe nga banorët, por edhe nga publiku.

Bashkëshortja e tij Emanuela ka folur për emisionin “Goca dhe Gra” duke thënë se falja është shumë e rëndësishme dhe zgjodhi ta bënte pasi Iliri po bënte çdo gjë që të fitonte sërish besimin e saj. Ndër të tjera, ajo u shpreh se njerëzit mund të gabojnë por falë ndjenjave mund të luftohet për të lënë pas të kaluarën dhe për të ecur para.

Të lidhura

None found

Emanuela: Unë besoj se në jetë mund të gabohet dhe gjëja më e rëndësishme sipas meje është falja. Është shumë e vështirë të falësh por edhe të kërkosh që tjetri të të falë. Nuk e justifikoj Ilirin me asgjë, por qe shumë i zoti sepse pati shumë durim dhe më lejoi ta falja.

Dalina Buzi: Ke qenë në dijeni të komenteve, si do të ishte reagimi në Itali nëse do ishte Iliri në Grande Fratello?

Emanuela: Besoj se do ishte e njëjta gjë sepse nuk jemi gati ende të flasim për tradhtinë. Shumica e njerëzve që tregojnë gishtin tregues janë të parët që e bëjnë. Duhet kurajo dhe ta thuash. Është një gjë që ne e kishim zgjidhur, për ne është diçka e së shkuarës, e vdekur dhe e varrosur vendosa të eci para pa probleme. Nuk prisja të flisja dhe ta shikoja unë nga shtëpia dhe të përballesha me këtë publik por nëse e ka bërë, besoj se kishte nevojë të ndihej vetvetja pa e gënjyer publikun dhe duke hequr plotësisht maskën duke treguar historinë më të rëndësishme. Besoj se ka qenë shenjë besnikërie ndaj publikut.

Mendoj se do edhe kurajo ta diskutosh me partnerin, megjithatë e ndjeva nga ana e Ilirit sepse kemi vuajtur shumë të dy. Ka vuajtur dhe ai në një mënyrë që nuk e shikoja normale dhe thoja si ka mundësi që e ke bërë këtë gjë dhe qan më shumë se unë. Në jetë mund t’i ndodhë kujtdo të gabojë, nuk e justifikoj tradhtinë, kemi 21 vite bashkë, besoj se në jetë ndodh që të gabojnë njerëzit por nëse ka ndjenjë, luftohet që të ecet përpara.

të fundit

Christa Pike speaks out after botched execution: I didn’t believe I would survive

Christa Pike, e dënuara me vdekje në shtetin e Tennessee-t në SHBA, ka folur për herë të parë pas tentativës…

15 seconds ago

Shooting at a California shopping mall leaves one dead and six injured, three in critical condition

Një person u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas disa të shtënave me armë në një qendër tregtare…

40 seconds ago

AUV destroys 5.56 tonnes of Serbian corn after excessive aflatoxin B1 levels are found

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka asgjësuar 5.56 tonë misër me origjinë nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar…

1 minute ago

Draft law aims to make temporary public-sector jobs permanent: who is covered and which institutions are excluded

Personat e angazhuar me kontrata të përkohshme në një pjesë të sektorit publik mund të fitojnë statusin e të punësuarve…

2 minutes ago

AUV asgjëson 5,56 tonë misër serb për shkak të tejkalimit të aflatoksinës B1

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka asgjësuar 5.56 tonë misër me origjinë nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar…

6 minutes ago

Tabaku: Thes me rrena për qytetarët, paketa e re fiskale rëndon xhepat e qytetarëve, biznesit të vogël po i jepet një faturë e re

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, paralajmëroi se Paketa Fiskale 2027 e prezantuar nga qeveria do të shtojë kostot për…

8 minutes ago