Categories: showbiz

Ia dedikoi “Thikat e mia”, Alban Ramosajt tregoi si reagoi ish e dashura

Alban Ramosaj ka dhënë një intervistë së fundmi për revistën “Class”, ku folur gjatë për fitoren në “Kënga Magjike” dhe jetën e tij profesionale. Mes të tjerash Albani ka treguar se “Thikat e mia” është një histori personale dhe ka rrëfyer se si e ka pritur këtë ish-partnerja e tij.

“Të gjithë veprojmë në mënyrat tona pas ndarjeve, dikush vendos “të zhdukë” partnerin/en në momentin kritik të ndarjes, dikush thyhet e shkruan, thërret apo kërkon takim, dikush tjetër bën diçka tjetër e kështu me radhë.

Të lidhura

None found

Për mua, kjo këngë ishte “mesazhi” apo “telefonata” ime, një mesazh që e kam lënë të kuptohet se isha i ndërgjegjshëm për llojin e lidhjes që kishim dhe që reflektova, me pak fjalë. Por jo, nuk është e synuar si tentativë që të rikthehemi, pavarësisht se kemi dashuri pa kushte në mes. Madje, falë kësaj të fundit, mbajmë dhe kontakte shoqërore (kënga i ka pëlqyer, ia kanë përkthyer shoqet shqiptare). Për ta përmbledhur, është thjesht rritje, maturitet personal. Fundja, artistë jemi, do përfitojmë edhe nga këto emocione e do i hedhim në letër”, u shpreh Albani.

I pyetur nëse mendon se një marrëdhënie toksike si ajo e “Thikave” është e destinuar të përfundojë keq dhe a i ka ndodhur edhe atij kështu, ai është përgjigjur:

“Besoj që çdo lidhjeje toksike herët apo vonë do i vijë fundi, sepse si qenie njerëzore nuk kemi fuqinë mendore apo fizike që t’i përballojmë e t’i mbajmë gjallë. Është idiotësi të qendrosh në diçka që të lëndon ty apo partnerin/en tënd. Dashuria nuk supozohet të të lëndojë apo të të bëjë të ndihesh keq, xheloz, pa vetëbesim, të pambushur, posesiv apo edhe të të të lërë pa gjumë fundja. Dashuria duhet të të bëjë të ndihesh sikur je në një shtëpi të rehatshme, diku me pushime.”

të fundit

Një muaj revoltë për largimin e Ramës, sot protesta e 30-të kundër qeverisë! Sheshe e rrugë të mbushura plot! Qytetarët thirrje kryeministrit: Jep dorëheqjen

Sot pritet të zhvillohet protesta e 30-të kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë,…

3 minutes ago

Gjashtë drejtues automjetesh ndalohen nga policia, pesë prej tyre pa patentë shoferi

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë i kanë privuar…

4 minutes ago

Propozim-ndryshimet për Kodin Zgjedhor dorëzohen në Kuvend, LSDM paralajmëron bllokadë

Ndryshimet e Kodit zgjedhor arrijnë në Kuvend. Zonat zgjedhore nuk ndryshojnë dhe do të mbetin gjashtë. Me këtë nuk bëhen…

5 minutes ago

Arben Malaj kundër kërkesës së Ballës për mandatin e Koçekut: Kushtetuta dhe Komisioni i Venecias e mbrojnë deputeten

Ish-deputeti Arben Malaj ka reaguar pas kërkesës së kreut të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, i cili i kërkoi deputetes…

7 minutes ago

Sulm me armë ndaj një shkolle në Nigeri, peng merren disa nxënës gjatë provimeve

Një grup personash të armatosur ka sulmuar një shkollë në verilindje të Nigerisë, duke rrëmbyer disa nxënës që në atë…

8 minutes ago

Sulmet pakistaneze në Afganistan lënë 28 të vdekur, talebanët i quajnë “akt frikacak”

Së paku 28 civilë u vranë dhe 49 të tjerë u plagosën të dielën, pasi Pakistani ndërmori sulme ajrore dhe…

9 minutes ago