Categories: showbiz

“Thikat e mia”, hiti qenka një dedikim dhe Alban Ramosaj e paranoi vetë

Alban Ramosaj arriti të triumfonte këtë vit në “Kënga Magjike” me këngën e tij “Thikat e mia”, që bëri për vete publikun shqiptar në fare pak kohë. Kjo baladë e fuqishme arriti të rrëmbente shumicën e pikëve nga artistët, por edhe nga publiku e juria profesioniste e festivalit.

Pas fitores, Alban Ramosaj u shpreh mjaft i emocionuar dhe gati thuajse nuk e besonte që e kishte fituar çmimin e madh. Këtë fitore ai ja dedikoi nënës së tij, Antigone Ramosaj, për gjithë sakrificat që ajo ka bërë që Albani të arrinte këtu ku është sot.

Të lidhura

None found

U dashuruam me “thikat” e tij dhe e kënduam pafund këtë këngë. Por e dini historinë e dashurisë që fshihet pas këtij projekti dhe që e ka frymëzuar Albanin për këtë perlë?

Sipas tij, këngën me të cilën mori pjesë e ka shkruar gjatë kohës që ka qëndruar në Spanjë, por e përfundoi si produksion në studion e “ThreeDots”. Kënga është kompozim i tij, ndërsa produksioni është realizuar nga Bruno.

Sa i përket tekstit, e ka shkruar së bashku me Fifin. Ai ka treguar se kjo këngë është shumë personale, sepse i dedikohet një historie dashurie të përfunduar tashmë me një vajzë spanjolle.

“Kënga lindi nga një histori e imja në Spanjë, pra mund të them me plot gojën që është dedikim. Si çdo histori spanjolle, fundi është dramatik. Të gjithë kemi pasur lidhje të çuditshme, të gjithëve na ka mbyt xhelozia, por jo me shije latine. Thikat janë një metaforë për të treguar posesivitetin, dramat, xhelozinë, por edhe kënaqësinë e dashurisë, edhe pse toksike. Në këtë rast, posesivi jam unë, e kur do pa hile, pa dashur kthehesh në dominant”.

të fundit

PSG-ja pengon përpjekjet e tre klubeve angleze për transferimin e Désiré Doué

Arsenali, Chelsea dhe Manchester City kanë marrë një lajm të keq në përpjekjet për transferimin e Desire Doues, pasi Paris…

4 minutes ago

Ngërçi pas zgjedhjeve në Izrael: Katër rrugët që mund ta mbajnë Netanyahun në detyrë pas dështimit për shumicën qeverisëse

Zgjedhjet parlamentare në Izrael kanë lënë të hapur rrugën për formimin e qeverisë së re, pasi as kampi i kryeministrit…

5 minutes ago

Mbappe përballet me reagime politike pas deklaratës për Mao Ce Dunin, ndërsa SHBA-ja e mbështet

Kylian Mbappe është përfshirë në një stuhi politike që shkon përtej fushës së futbollit. Deklaratat e tij për ish-liderin kinez…

11 minutes ago

A i dëgjojnë televizorët Samsung tingujt e shtëpisë? Hakeri ngre dyshime për lehje qensh dhe të qara foshnjash

Televizorët inteligjentë mund të mbledhin shumë më tepër informacione për përdoruesit sesa mendohet. Një studiues i pavarur i sigurisë kibernetike…

12 minutes ago

Crackgate” përfshin iPhone Duo: përdoruesit raportojnë çarje, vështirësi në përdorim dhe kthime pas pak ditësh

Telefoni i ri i palosshëm i Apple, iPhone Duo, po përballet me kritika të shumta vetëm pak ditë pas daljes…

12 minutes ago

Puma prezanton atletet 310 paundëshe që mund të thyejnë rekordin e maratonës, por nuk lejohen në gara zyrtare

Gjiganti gjerman i veshjeve sportive Puma ka prezantuar një palë atlete revolucionare për vrapim, të cilat premtojnë përmirësim të ndjeshëm…

12 minutes ago