Categories: showbiz

Ia dedikoi “Thikat e mia”, Alban Ramosajt tregoi si reagoi ish e dashura

Alban Ramosaj ka dhënë një intervistë së fundmi për revistën “Class”, ku folur gjatë për fitoren në “Kënga Magjike” dhe jetën e tij profesionale. Mes të tjerash Albani ka treguar se “Thikat e mia” është një histori personale dhe ka rrëfyer se si e ka pritur këtë ish-partnerja e tij.

“Të gjithë veprojmë në mënyrat tona pas ndarjeve, dikush vendos “të zhdukë” partnerin/en në momentin kritik të ndarjes, dikush thyhet e shkruan, thërret apo kërkon takim, dikush tjetër bën diçka tjetër e kështu me radhë.

Për mua, kjo këngë ishte “mesazhi” apo “telefonata” ime, një mesazh që e kam lënë të kuptohet se isha i ndërgjegjshëm për llojin e lidhjes që kishim dhe që reflektova, me pak fjalë. Por jo, nuk është e synuar si tentativë që të rikthehemi, pavarësisht se kemi dashuri pa kushte në mes. Madje, falë kësaj të fundit, mbajmë dhe kontakte shoqërore (kënga i ka pëlqyer, ia kanë përkthyer shoqet shqiptare). Për ta përmbledhur, është thjesht rritje, maturitet personal. Fundja, artistë jemi, do përfitojmë edhe nga këto emocione e do i hedhim në letër”, u shpreh Albani.

I pyetur nëse mendon se një marrëdhënie toksike si ajo e “Thikave” është e destinuar të përfundojë keq dhe a i ka ndodhur edhe atij kështu, ai është përgjigjur:

“Besoj që çdo lidhjeje toksike herët apo vonë do i vijë fundi, sepse si qenie njerëzore nuk kemi fuqinë mendore apo fizike që t’i përballojmë e t’i mbajmë gjallë. Është idiotësi të qendrosh në diçka që të lëndon ty apo partnerin/en tënd. Dashuria nuk supozohet të të lëndojë apo të të bëjë të ndihesh keq, xheloz, pa vetëbesim, të pambushur, posesiv apo edhe të të të lërë pa gjumë fundja. Dashuria duhet të të bëjë të ndihesh sikur je në një shtëpi të rehatshme, diku me pushime.”

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

6 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

6 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

7 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

7 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

7 hours ago