Këngëtarja e mirënjohur Manjola Nallbani ishte e ftuar në “E diell”, ku ka folur rreth shumë detajeve interesante nga jeta profesionale dhe personale. Ndër të tjera, gjatë intervistës ajo u pyet se çfarë mendimi ka për brezin e këngëtarëve pas vitit 2000, ku veçoi Elvana Gjatën.
Ajo zbuloi se e ka patur studente në vitin e parë të studimeve të saj në Akademinë e Arteve. Manjola tregoi se Elvana ka qenë një studente e rregullt që nuk mungonte, duke shtuar se që atëherë e ka spikatur potencialin muzikor që ajo ka. Nota? Sigurisht që 10.
“Ia dëgjoj këngët me kënaqësi. Edhe sikur mos të më këndonte asnjë ditë në klasë, mjafton që unë e kuptoja sa e talentuar ishte. Ajo ishte shumë e talentuar dhe absolutisht i kam vënë 10 me shumë kënaqësi.”- u shpreh Manjola.
Kjo ditë është e gjitha mbi reflektimin. Ndërgjegjësimi mbi gjërat që janë vërtet të rëndësishme dhe si mund të përpiqemi…
Moderatori i njohur i ‘Big Brother VIP Kosova’, Alaudin Hamiti ka kaluar së fundmi një periudhë jo të lehtë shëndetësore,…
Një 15-vjeçar u kap duke shitur fishekzjarrë dhe lëndë piroteknike. Sipas njoftimit zyrtar, ditën e sotme, në rrugën “Besim Cera”,…
Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një video-mesazhi ka uruar vitin e ri 2026, ku ndër të tjera kujton se…
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton se gjatë mesnatës së kaluar është grabitur saracineska e stacionit të ujësjellësit në lagjen “24…
Kreu i PD Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të bashkohen në 2026 në betejën…