Categories: showbiz

I dolën mesazhet me të dashurin nga burgu? Reagon Ledjana e Përputhen (FOTO LAJM)

Nëse ju përmendim Ledjanën e “Për’puthen”, me siguri ju vjen në mendje zëri i Mevlanit teksa i këndon këngën e famshme për të, “Ledi-anaa, e bukur sikur zanaa…”.

Prej disa kohësh, konkurrentja e “Për’puthen” po akuzohet nga persona jashtë emisionit si dhe nga konkurrentët brenda, që ka të dashur jashtë emisionit.

Të lidhura

None found

Madje, thuhet se i dashur i Ledjanës ndodhet jashtë vendit dhe është i burgosur.

“Kryefjala” publikoi gjatë ditës së djeshme disa mesazhe të cilat thuhej se ishin të Ledjanës dhe partnerit të saj jashtë emisionit, teksa ky i fundit i kërkonte të linte “Për’puthen” dhe ta ndihmonte të dilte nga burgu. Ndërkohë, në mesazhe Ledjana i përgjigjej se po bënte thjesht lojë në emision dhe nuk i pëlqente vërtetë Mevlani.

Këtë lajm e ripostoi opinionisti Olti Curri në InstaStory-n e tij, duke shkruar:

“Ledjana, vajza e parë që shfaq ndjeshmëri aty, me lekët e Giveaway do nxjerrë të dashurin nga burgu. Unë do marr pjesë tek loja e saj.”

Story-n e Oltit e ripostoi edhe konkurrentja, e cila megjithëse është prekur më herët për akuzat, duket se tashmë e ka marrë me sportivitet situatën.

“Merrni pjesë të gjithë se është tepër e rëndësishme”- shkruan ajo.

Kur askush nuk e priste, Ledjana dhe Mevlani shkëmbyen puthjen e parë në buzë gjatë takimit të tyre të fundit.

Puthja ishte konfirmim për pëlqimin e dyanshëm, por ata theksuan se nuk ndihen ende gati të deklarohen për njëri-tjetrin.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago