showbiz

I dhanë fund romancës për shkak të xhelozisë? E vërteta e ndarjes mes Bora Zemanit dhe Donald Veshaj

Thashethemet për një ndarje të mundshme mes moderatores Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj, kanë mbushur portalet “online” dhe rrjetet sociale gjatë orëve të fundit, duke përmendur si shkak xhelozinë.

Sipas mediave, dyshimet për krizë në çift janë nxitur nga fakti se dyshja, sipas tyre, nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram” dhe se kanë fshirë fotot e përbashkëta, veprime këto që u interpretuan si fundi i lidhjes së tyre.

Të lidhura

None found

Megjithatë, një verifikim i shpejtë tregon se ky informacion nuk qëndron.

Si Bora, ashtu edhe Donaldi, vazhdojnë të jenë në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit në platformën e “Instagram”-it.

Për të hedhur poshtë plotësisht zërat, Bora Zemani, së fundmi ka shpërndarë në llogarinë e saj personale në “Instagram” një nga projektet e fundit të Donald Veshajt.

Ky veprim i fundit i moderatores konfirmon qartë se romanca mes dyshes vazhdon të jetë e fortë, duke hedhur poshtë zërat se marrëdhënia e tyre ka përfunduar.

Dyshja prej kohësh ka preferuar që të mos shfaqet së bashku në publik, duke preferuar që të fokusohen në karrierat e tyre.

 

 

 

Nga njëra anë Bora vijon në ekran, sakaq Donaldi ka preferuar që të jetë larg ekranit, duke vazhduar me krijimet e tij në skulpturë, pikturë, por edhe arkitekturë.

Megjithatë, shpeshherë në rrjetet sociale, çifti na ka dhënë copëza nga e përditshmja e tyre që është plot romancë.

Moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit Donald Veshaj, kanë marrë vëmendjen e fansave vetëm pak kohë më parë me disa foto të shkrepura në krahë të njëri-tjetrit.

Çifti i cili bëri bujë me romancën e tyre, jo më larg se dy vite më parë, janë parë më të dashuruar se kurrë teksa pozojnë ëmbëlsisht para kamerës.

Herë duke u përqafuar e herë duke vallëzuar, dyshja kanë postuar momente të lumtura të cilat nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.

Bora ka folur publikisht për këtë raport, duke prekur edhe një temë, që ndjekësit e shumtë që kjo dyshe ka mezi po e presin.

Ajo mes tjerash ka folur edhe për dasmën, pasi u tha se do të jetë në vitin e ardhshëm.

 

 

“Unë nuk e shoh si një gjë kaq të rëndësishme se nuk më bën ndonjë ndryshim shumë të madh, e martuar apo e pamartuar me Dondaldin. Ne jetojmë bashkë, e shijojmë marrëdhënien tonë në të gjitha drejtimet kështu që nuk është se do më ndryshonte diçka në raportin tonë një martesë”, – u shpreh ajo.

 

Tags: Boradonaldi

të fundit

Horoskopi 22 Korrik 2026/ Zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Ndikimi i yjeve nuk do jete shume i mire gjate kësaj dite dhe ekuilibri ka rrezik te prishet. Nuk…

41 minutes ago

Goditje në zemër të ushtrisë ukrainase/ Zelensky largon edhe kreun e Forcave të Armatosura, pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka larguar ministrin e Mbrojtjes Mykhailo Fedorov dhe shefin e Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky. Ndryshimet…

50 minutes ago

Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në Instagram

Xhesika Polo është një nga artistet që suksesin nuk e mat vetëm me çmime apo renditje, por edhe me rrugëtimin…

59 minutes ago

Zyrtare: Morgan Rogers transferohet te Chelsea për shifër rekord

Chelsea ka zyrtarizuar transferimin e yllit të Aston Villas Morgan Rogers, për një shumë rekord prej 117 milionë funtesh, duke…

1 hour ago

Hegseth kërkon 80 miliardë dollarë shtesë nga Senati për të mbuluar koston e sulmeve të reja ndaj Iranit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Dan Kane do të dëshmojnë në Senat…

1 hour ago

Piloti spanjoll mashtron pasagjerët argjentinas: “Urime miqve tanë”, më pas u zbulon fituesin e Kupës së Botës

Ky është momenti qesharak kur një pilot spanjoll duket se mashtroi një avion plot me pasagjerë argjentinas, duke i bërë…

1 hour ago